• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PS mesazh Kushtetueses të zbatojë vendimin e Venecias për zgjedhjet vendore, kërkesë Metës të zhbllokojë procesin në 6 bashkitë pa kryetar

30/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Shtatëmbëdhjetë hijet e Ilir Metës

Presidenti, Ilir Meta, i ulur ne gjunje perpara popullit duke bere shenjen e shqiponjes dy-krenare me duar ne manifestimin e thirrur prej tij ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit", kunder qeverise ne pushtet, ku paralajmeroi se pas 15 marsit, kur te miratohet reforma zgjedhore, do te firmose dekretin per shperndarjen e parlamentit, qe sipas tij eshte ilegjitim. Presidenti Meta, nje ish aleat i koalicionit te Kryeministrit Edi Rama, ka akuzuar kete te fundit per shkelje te kushtetutes dhe perpjekje per te uzurpuar kompetencat e presidentit me qellim kontrollin e emerimeve te gjyqtareve ne gjykaten kushtetuese. /r/n/r/nPresident, Ilir Meta, kneels in front of people making double-headed eagle sign with hands at an anti-government rally called by him, wherein he announced that after March 15, when the electoral reform is approved, he will sign a decree to dissolve parliament, which is illegitimate, according to him. President Meta, a former coalition ally of Prime Minister Edi Rama has accused the latter of breaching the constitution and trying to usurp the competences of the president with the aim to take control of the appointments of judges in the constitutional court.

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste ka shtuar presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese sa i takon zgjedhjeve vendore. Pak ditë më parë Komisioni i Venecias la në fuqi zgjedhjet e mbajtura duke rrëzuar kështu pretendimet e Voltana Ademit në Gjykatë Kushtetuese për shpalljen e 30 qershorit si antikushtetues megjithatë është në tagër të Kushtetueses për të vendosur.

Ditën e djeshme Partia Socialiste mblodhi kryesinë ku ishte Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri ai i cili deklaroi se socialistët janë të gatshëm për zgjedhje të pjesshme vendore. Ai u shpreh se pas zbardhjes së vendimit të Komisionit të Venecias, presidenti Ilir Meta brenda 45 ditëve duhet t’i dekretojë ato. Sipas Gjiknurit, Partia Socialiste është produkt i reflektimit të interesave politike të shumicës shqiptare që kanë votuar prandaj ajo është fokusi kryesor.

“Ne jemi gati edhe për zgjedhje të pjesshme vendore, nëse Presidenti pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do t’i dekretojë ato. Kjo është një çështje pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se Gjykata Kushtetuese nuk ka pse ta vonojë më, pasi opinioni i Venecias ishte shumë i qartë.

Do të thotë që brenda 45 ditëve, siç e ka Kushtetuta, ai duhet të dekretojë zgjedhjet. PS ka qenë partia që fitoi zgjedhjet, konkurron si parti dhe çdo gjë, edhe qeverisja është produkt i reflektimit të interesave politike të shumicës shqiptare që kanë votuar këtë parti. Kështu që partia është fokusi kryesor dhe partia është ajo që konkurron në zgjedhje në çdo kohë që ato të jenë”, tha ai. Gjiknuri po ashtu u ndal edhe te reforma zgjedhore që PD ka propozuar ku deklaroi se PS është e gatshme të ulet në tryezë dhe të bjerë në konsensus sa i përket rekomandimeve nga OSBE/ODIHR.

“Ne e kemi thënë vazhdimisht, që për çështje të cilat, ka një traditë parlamentare PS dhe PD dhe të tjerë duhet të jenë pjesë e një komisioni të reformës zgjedhore. Ne presim që do të ulemi në atë tryezë. Jam i bindur që edhe PD do të ketë propozimet e saj. Edhe ne kemi propozimet tona. Gjithmonë bazuar në rekomandimet që ka dhënë OSBE-ODIHR në raport. Dhe natyrshëm për çështje të tjera të përbashkëta që mund të krijojmë konsensus”, tha Gjiknuri.

Bashkitë ku ka vakanca

Ndërkohë në 6 nga 61 bashki, aktualisht drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të dalë nga zgjedhjet vendore. Në këtë kategori bëjnë pjesë Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Dibra dhe Lushnja. Në Shkodër, kryebashkiakja Voltana Ademi edhe pse nuk kandidoi në zgjedhje është duke mbyllur mandatin e dytë në krye të kësaj bashkie. Në Durrës, Valbona Sako dha dorëheqjen dhe u zëvendësuar në detyrë nga Emirjana Sako.

Po ashtu edhe Vora po drejtohet nga një kryetar i pazgjedhur me votë, pasi ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku ndodhet në arrati dhe vazhdon të jetë në kërkim. Ndërkohë kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe kjo solli një tjetër bashki që drejtohet nga kryetar i zgjedhur pa votë. Sa i përket Dibrës, kryebashkiaku Dionis Imeraj dha dorëheqjen për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa për lidhur me Bashkinë e Lushnjes, ish-kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua nga policia për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In