• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Prova e forcës, Berisha nis protestën nga oborri i PD, pritet uzurpimi i selisë me dhunë dhe trazira para Kryeministrisë

20/12/2021
in Aktualitet
A A
Prova e forcës, Berisha nis protestën nga oborri i PD, pritet uzurpimi i selisë me dhunë dhe trazira para Kryeministrisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha pritet të vërë sot në zbatim skenarin për trazira dhe për të marrë me dhunë PD. Pas përballjeve të 11 dhjetorit dhe asaj të 18 dhjetorit me Bashën, ish-kryeministri ka zbritur te skenari që kërcënonte prej disa muajsh, ai i protestave.

Berisha ka thirrur sot të gjithë mbështetësit e tij në një protestë kundër presidentit serb, i cili do të vijë në Tiranë. Por më shumë sesa një protestë kundër Vuçiç, ajo pritet të jetë një manovër për të marrë me dhunë PD dhe për të shkaktuar trazira.

Vetë Berisha ka kërkuar dje nga mbështetësit që ta ndjekin sot në protestën që do nisë pranë Selisë së PD dhe do vijojë para Kryeministrisë. “Protestë kombëtare kundër mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit kombëtar Rama-Vuçiç! E hënë 20 Dhjetor -16:00! Mbledhja tek selia e PD dhe nisja drejt kryeministrisë”, shkruan Berisha.

Pritet marrja e selisë së PD

Por protesta e nisur kundër Vuçiç, duket se ka një tjetër qëllim, atë të marrjes me forcë të PD. Deri më tani Berisha është stepur të hyjë forcërisht duke ju trembur një reagimi policor. Por duke pasur pas vetes një turmë më të madhe, dalja jashtë kontrollit mund të jetë alibia për të hyrë forcërisht në seli.

Tubimi do nisë para PD dhe do vijojë te Kryeministria, por mësohet se turma do kthehet sërish në seli dhe këtë herë Berisha do tentojë të marrë karrigen e Lulzim Bashës. Të paktën këto janë planet që qarkullojnë në korridoret e politikës dhe duket se kjo protestë do jetë një provë force për ish-kryeministrin.

Ndërkohë sipas burimeve, policia është vënë e gjitha në gatishmëri pasi ka sinjale se mund të ketë konfrontime. Gazeta ka mësuar se janë qindra efektivë policie, të Gardës së Republikës, forcave speciale, madje edhe civilë, që do të angazhohen para Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera, edhe pse nuk dihet ende skenari i ish-kryeministrit Sali Berisha për protestën e sotme.

Që në orët e para të mëngjesit pritet të vendosen gardhe metalike rreth e rrotull selisë së qeverisë, shtyllat janë lyer me graso, ndërkohë që janë vendosur kamera me rezolucion të lartë për të pasur nën mbikëqyrje situatën. Pra, duket qartë se Policia e Shtetit i druhet një përshkallëzimit të situatës dhe trazirave gjatë protestës së sotme të thirrur nga Berisha.

Mediat serbe: Berisha merr njerëz nga Kosova

Lidhur me protestën kanë reaguar dhe mediat serbe, të cilat kanë treguar organizatorët dhe se sipas tyre, Berisha ka marrë njerëz nga Kosova për të mbushur sheshin para Kryeministrisë.

Sipas asaj që shkruan media serbe “Novost”, organizatorë të protestës janë Sait Dollapi, ish-sekretar organizativ i Partisë Demokratike (PD), Agron Kuliçaj dhe Sali Lushaj, ish truprojat e Sali Berishës. “Berisha ka kontaktuar personalisht me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në këtë protestë”, pretendohet se ka thënë një burim i medias serbe. /Rigels Seliman

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In