• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Prokuroria kërkon nga ambasada e SHBA dosjen për Tom Doshin: Merren shenjat e gishtave për kandidatët që dyshohen të dënuar jashtë vendit

31/03/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Prokuroria kërkon nga ambasada e SHBA dosjen për Tom Doshin: Merren shenjat e gishtave për kandidatët që dyshohen të dënuar jashtë vendit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Përgjithshme ka shtrirë hetimet jashtë vendit për Tom Doshin dhe për disa kandidatë të tjerë për deputetë. Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka bërë disa herë thirrje që Tom Doshi të mos regjistrohet në lista, por KQZ e pranoi, ndërsa topi tani ka kaluar në Prokurori.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme 28 emra mes tyre edhe kandidatin për deputet Tom Doshi. Dje janë zbardhur detaje ku Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Ambasadës Amerikane dosjen për Tom Doshin po ashtu edhe për kandidatë të tjerë për deputetë, të cilët të cilët kanë jetuar jashtë vendit. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se i është drejtuar zyrtarisht ambasadës amerikane për të kërkuar informacion mbi deputetin Tom Doshi, i cili rikandidon edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

Në letrën drejtuar ambasadës amerikane, Prokuroria ka kërkuar t’i vihen në dispozicion informacionet apo faktet që selia diplomatike amerikane ka kundër Doshit. Departamenti Amerikan i Shtetit në Prill të vitit 2018, e shpalli non-grata duke i bllokuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Tom Doshit dhe familjes së tij, duke e akuzuar atë për korrupsion. Prokuroria e Përgjithshme konfirmon se në varësi të përgjigjes nga ambasada do të vlerësojë hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren.

Flet kreu i Dekriminalizimit

Ndërkohë, në një intervistë televizive Sokol Stojani, kreu i Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme u shpreh se kandidati për deputet Tom Doshi ka jetuar shumë vite jashtë vendit dhe për këtë do duhet verifikim edhe në vende të tjera nëse ka pasur lidhje me korrupsionin. Stojani bëri me dije se nga informacionet janë marrë edhe nga përfaqësi diplomatike.

Ai vijoi më tej duke thënë se kërkesat i janë dërguar organeve, të cilat mund të kenë informacione më të detajuara. “Ai ka plotësuar formularin e dekriminalizimit, ka thënë çdo gjë që duhet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prezantuar si indicie të dhëna që ka marrë nga Partia Demokratike apo përfaqësi diplomatike dhe natyrisht ne e kemi futur në procedurën e hetimeve të thelluara.

Për sa kohë ka qëndrime jashtë shtetit më shumë se një muaj sigurisht që kërkohet edhe hetim jashtë vendit. Ne menjëherë ia kemi nisur kërkesat organeve që mendojmë se mund të kenë informacione lidhur me të brenda shtetit”, tha ndër të tjera Sokol Stojani.

Shenjat e gishtave për kandidatët

Kreu i Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Stojani u shpreh se po ashtu janë marrë shenjat e gishtave për disa kandidatë, të cilët dyshohen të dënuar jashtë vendit. Ai theksoi se këto shenja i janë dërguar autoriteteve jashtë vendit për të marr të dhëna të tjera që këto të fundit mund të kenë.

“Kemi marrë gjurmët daktiloskopike dhe ia kemi përcjellë autoriteteve për të parë nëse ka informacione të tjera në shtete të tjera. Lidhur me këto 28 emrat ende nuk kemi shkuar në momentin e letër-porosive që mund të dërgohen jashtë vendit nga Ministria e Drejtësisë”, tha Stojani. Kreu i Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol Stojani deklaroi se indiciet për kandidatët për deputetë problematikë në përgjithësi është fakti që mund të jenë dëbuar, mund të ketë ndryshime gjeneralitetesh që mund të dyshosh që mund të kenë pasur aktivitet kriminal.

Ai theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme informacion të mbledhur nga mediat dhe nga selitë diplomatike. “Ka pasur raste që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është referuar qoftë burimeve diplomatike, qoftë Partisë Demokratike, qoftë mediave”, tha ndër të tjera Sokol Stojani. / SIDORELA BRAÇJA

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In