• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Procesi i rindërtimit, Arben Ahmetaj: Nga e premtja të prekurit nga tërmeti marrin lekët në dorë

04/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Ahmetaj: S’do ketë ulje pensionesh, ne sapo i kemi rritur. Diskutimi për pensionet suplementare që përfshijnë ish-deputetët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 512 milionë lekë është fondi i caktuar nga qeveria për procesin e rindërtimit. Që në hartimin e planit për ringritjen e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj lajmëroi se nëse do duan një pjesë e qytetarëve mund t’i ndërrojnë vetë shtëpitë sigurisht me garantim financiar nga qeveria.

Ndërkohë ditën e djeshme Ahmetaj në një deklaratë për mediat tregoi se ditën e djeshme qeveria ka marrë 4 vendime kryesore lidhur me procesin e rindërtimit. Një nga vendimet ka përcaktuar vlerën prej 512 milionë lekësh që do të kalojë nga e premtja direkt në llogaritë e qytetarëve që do duan të ndërtojnë vetë shtëpinë e tyre. Sipas të dhënave të ministrisë, bëhet fjalë për mbi 1174 banesa dhe 27 pallate në Bashkinë Shijak, ku dëmtimet ishin më të mëdha.

“Sot kaluam 4 vendime të rëndësishme për rindërtimin. Sot fillojmë zyrtarisht programin e granteve për Bashkinë Shijak, që janë pagesa direkte për familjet, banesat e të cilave pësuan dëmtime që nuk e çojnë në domosdoshmëri shembjen e banesës apo pallatit. Punimet mund t’i bëjnë vetë apo me bashkitë dhe qeveria i subvencionon në bazë të aktit normativ. Qeveria miratoi fondin 512,967,289 lekë, i cili i shtohet Bashkisë Shijak në buxhetin e miratuar për 2020 si transfertë e pakushtëzuar. Që do të thotë se që nga e premtja në mëngjes bashkia të firmosë pagesa direkte për 1174 banesat individuale dhe 27 pallatet.

Masën e grantit familjet do e përfitojnë në llogaritë e tyre”, deklaroi ai. Më tej Ahmetaj tregoi se, në proces e sipër të projektit qeveria do të lëvrojë një tjetër fond me vlerë 70 milionë dollarë, pasi në vijim pritet të përfundojë planet e rindërtimit edhe qytetet e tjera të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. “Gjithashtu në ditët në vijim presim listën nga Bashkia e Kurbinit. Bashkitë e tjera të përshpejtojnë procesin e vlerësimit. 70 mln dollarë do të jepen në vazhdimësi për të gjitha bashkitë. Të gjitha familjet e dëmtuara në Shkurt patën mundësi të aplikojnë në platformën “Shtëpia ime”.

Bashkitë kanë vijuar me një proces vlerësimi të detajuar për çdo aplikim dhe zgjedhjen e përfituesve, me listat që miratohen në këshillat bashkiakë, sikur ndodhi me Shijakun. Bashkia Shijak është e para që e finalizoi këtë proces. Në ditët që vijnë presim Tiranën, Durrësin, Kurbinin dhe të tjerat të përfundojnë procesin dhe të kalojnë listat në këshilla”, sqaroi Ahmetaj.

Gati plani për rindërtimin e shkollave

Ndër të tjera ministri i Rindërtimit tregoi se qeveria ka gati edhe planin për ndërtim e të gjithë shkollave të dëmtuara përpara se të fillojë viti i ri shkollor. Në këtë pikë Ahmetaj theksoi se gjendja e vështirë ekonomike që ka përfshirë vendin tonë nuk do të privojë planet e qeverisë për rindërtim. Sakaq ai doli garant se procesi i rindërtimit do të sjellë zhvillim në sektorin e ndërtimit dhe do të mundësojë hapjen e kantiereve të reja në këtë sektor.

“Edhe pse në kohë pandemie, që ka shkaktuar ndërprerje të punës normale dhe vonesa të një sërë procesesh në çdo vend të botës, ne kemi avancuar thuajse me ritme normale për procesin e rindërtimit, për rikthimin e qytetarëve në shtëpitë e reja, që padyshim do të jenë më të sigurta se ato që u dëmtuan. Gjithashtu do iu mundësojmë fëmijëve të nisin vitin e ri shkollor në shkolla dhe kopshte të rindërtuara, si dhe për të hapur kantiere rindërtimi, për të krijuar një dimension të ri të zhvillimit”, tha Ahmetaj. Gjithashtu ai tha se është gati projekti turk për ndërtimin e 500 banesave, çka do të merret si një shembull tipik për zhvillimin urban.

“Në ditët në vijim do të firmoset me ministrin turk, Murat Kurum. Projekti është prezantuar publikisht. I kemi kaluar të gjitha fazat, nga projekti i detajuar, deri te shpronësimet për banorët që preken. Atje do të ndërtohen 500 banesa, model i ri i zhvillimit urban”, tha ai.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

Bujar Lako – ”Mujo Bermema” dhe Sulejman Pitarka – ”Zheleznovi”, dy të pavdekshëm edhe si ushtarak karriere (komandanti shqiptar dhe ai sovjetik i bazës së Pashalimanit në filmin ”Ballë për ballë”

09/07/2025
Aktorja e njohur Rabie Hyka sot në 67-vjetorin e lindjes

Aktorja e njohur Rabie Hyka sot në 67-vjetorin e lindjes

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In