• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Prapaskenat! Ja si Berisha u tërhoq pasi Basha e paralajmëroi për rreziqet që u kanosen fëmijëve të tij: Informacionet sekrete friksuan ish-kreun e PD

13/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Prapaskenat! Ja si Berisha u tërhoq pasi Basha e paralajmëroi për rreziqet që u kanosen fëmijëve të tij: Informacionet sekrete friksuan ish-kreun e PD
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e Bashës se është njohur me informacione sekrete nga amerikanët për aferat e Sali Berishës ka alarmuar këtë të fundit. Ditën që Basha e përjashtoi, ai shpërthyer në sulme e akuza shumë të forta, por gjithçka ndryshoi pas mbledhjes që Basha pati me deputetët.

Përveç deklaratës së kreut demokrat se ai ka dijeni për fakte të pa bëra publike, mësohet se Basha ka përmendur dhe familjen e zotit Berisha. Në mbledhjet që ka pasur me deputetët dhe krerët e degëve në fundjavë, Basha i ka dërguar mesazh të koduar Berishës, duke thënë se largimi nga grupi është në të mirë të tij dhe familjes së tij.

Çfarë ka dashur të thotë Basha me këtë deklaratë? Çfarë di Basha që nuk i dinë të tjerët? Nuk dihet nëse Basha e ka vënë në dijeni Berishën për dosjen sekrete, por e sigurt është se pas këtyre deklaratave, Berisha ka ndryshuar sjellje. Ai vijon me akuzat, por është shumë më i zbutur. Njerëzit pranë tij janë tërhequr që të gjithë. Ditën e parë të gjithë ngritën krye ndaj Bashës, por si deputetët ashtu dhe krerët e degëve kanë bërë hapa pas duke u pajtuar me Bashën.

Takimet e Bashës

Nga dita kur Basha mori vendim për Berishën janë zhvilluar gati 4 mbledhje grupi, por sipas informacioneve nga selia blu, mësohet se ato kanë kaluar qetë dhe tek tuk ka qenë ndonjë deputet që i ka kërkuar llogari shefit të PD sa i takon përjashtimit të Berishës.

Kjo tregon se nga 7 deputetë që u aluduan se ishin me Berishën ditën kur zoti Basha mori vendimin për ta përjashtuar nga grupi, sot që flasim krah Berishës janë pak deputetë që e mbështesin, aq sa mund të numërohen me njërin nga gishtat e dorës. Nga ana tjetër edhe mbështetësit e tij në bazë janë tërhequr. Basha të shtunën mblodhi në takim të gjithë krerët e degëve, por nga 70 degë, vetëm 3 i kërkuan llogari, ndërsa pjesa tjetër e kaloi në heshtje.

Sipas burimeve, zoti Basha ka thënë përpara kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike, se ky ka qenë një vendim i detyruar për të, për të mirën e PD dhe të ardhmes së saj.

Ai ka shprehur përpara vartësve të tij vlerësimin për doktor Berishën dhe se ky vendim për të ka qenë shumë i vështirë. Por nga mbi 70 kryetarë degësh të PD-së, tre kanë qenë ata, të cilët i kanë kërkuar Bashës të zbresë ne terren dhe të sqarojë anëtarësinë për vendimin e marrë. Dy prej tyre ishin kreu i Partisë Demokratike Gjirokastër, Dashnor Aliko, si dhe kreu i PD Mirditë, Mark Ruçi. Ndërsa kryetarët e degëve të tjera nuk kanë reaguar ndaj vendimit të Bashës.

Pra duket se situata është e tillë: Berisha reagoi ashpër kur u mor vendimi dhe nuk mund të tërhiqet tërësisht nga beteja e tij, por nëse shohim njerëzit e tij, duket se janë udhëzuar të tërhiqen. Për pak ditë ky debat do të mbyllet dhe të gjitha palët do të vijojnë punën. Sinjalet janë se DASH ka prova të forta, ku përmendet sidomos familja dhe fëmijët e Berishës dhe deklarata e Bashës ka ndryshuar totalisht aksionin ish-kryeministrit. Edhe pse ai ka deklaruar se do nisë aksionin për rrëzimin e Bashës, duket qartë se deputetër dhe baza janë udhëzuar të mos ndërmarrin asnjë hap, çka tregon se Berisha është i trembur dhe ato që di Basha e kanë frenuar. /Rigels Seliman

Share202Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In