• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Populizmi patetik me fëmijët e v.iktimave të 21 Janarit, u jep zë “hjeksave” të bërtasin… drejtësi!

26/09/2020
in Aktualitet, Blog, Kryesore
A A
Populizmi patetik me fëmijët e v.iktimave të 21 Janarit, u jep zë “hjeksave” të bërtasin… drejtësi!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Në këtë 21 Janar që po vjen, bëhen plot 10 vite premtimesh me ndëshkime, parakalime me lule mbi pllaka bronzi të dëshmorëve të atdheut, ku autorët e urdhërit të k.rimit shtetëror, japin mend e leksione demokracie e drejtësie, herë nga brenda e herë nga jashtë parlamentit.

E për dreq, autori prej ku nisi gjithçka, na shfaqet më katolik se Papa, mbrojtës i zjarrtë i Kushtetutës, i lirive e të drejtave themelore të njeriut, pjesë e të cilës, është e drejta dhe për të protestuar!

Ndaj, ai gjen gjithmonë kurajon të bërtasë për drejtësi, meqë kandarin e drejtësisë ia varët edhe atij në qafë, tamam si mëlçitë ujkut. E këtë të drejtë, nuk ja japim ne, as familjarët e v.iktimave, por ju, sa herë që heshtni, sa herë që putheni, sa herë që përqafoheni, sa herë gëzoni me batutat e tyre. Por veçanërisht, kur e përdorët dobësinë e tyre për të v.rarë, për ta rehatuar shejtanin në djepin tuaj, e me shejtanin përkrahë të rrokni fitore madhështore.

E nëse ju rrëzuat mitin e paprekshmërisë së hajdutëve, që mbroheshin pas dritareve të blinduara, e qyta automatike të drejtuara për nga turma, që kërcënonin çdokënd për të v.rarë, nuk e kuptoj, pse nuk e çuat deri në fund “amanetin” e atyre, që dhanë jetën për drejtësinë?!

U përpoqët mjeshtërisht të zhduknit frikën, me shkuljen e hekurave që rrethonin godinën prej mermeri të kryeministrisë, që ishte kthyer në një fortesë për hajdutët dhe strofkull për batakçinjtë, që nuk lanë gjë pa shitur për majmjen e tyre. Pastaj, ngritët parqe e mbollët lule, për të na treguar se në këtë vend, mund të protestohet edhe pa të marrë ymrin, kur mbron të drejtat e tua, për të qenë i barabartë mes të pabarabartëve. Mirëpo duhet ta dini, e nëse jo… dikush duhet t’ua thotë, se kjo nuk na shërbeu kurrë ne, por vetëm simbolikës suaj.

E nëse i pandehni shqiptarët për të marrë, moskokëçarës, të paditur, gaboheni rëndë. Në sy të të gjithëve më besoni jeni fajtorë, bashkëpunëtorë, tradhëtarë, maskarenj, besëprerë, puthadorë, dallkauk e zagarë… të gjithë, pa përjashtim.

Patetikë sa herë shfaqeni krahë familjarëve të v.iktimave të asaj dite të mallkuar, sepse ata ju besuan ju, ju falën jetën për drejtësinë, për të ndëshkuar çdokënd, ndërsa ju, i flakët tutje, sikur të ishit pronarë, të atyre jetëve të prera në mes e jo bashkëudhëtarë dhe dëshmitarë, se si i v.ranë me duar në xhepa.

Ndaj, përkrahja e familjarëve të tyre, është më minimalja që mund të bënit për ta, sepse as pensioni, as bursat dhe as puthjet e përqafimet tuaja të shtirura, nuk ua lehtësojnë dot dhimbjen, por vetëm drejtësia, që nuk erdhi kurrë, e në se vjen, ardhtë e bardhë pa ju! E nëse ju mendoni se i dhuroni atë që ata e kanë fituar dhe merituar shumë vite më parë, edhe kjo nuk ju jep vlerë aspak, por ju bënë hipokritë dashamirës. Ndërsa vitet ikin, vërtetë nuk shqetësoheni aspak se ka ardhur koha, që ata familjarë të bërtasin: “Të bëhet drejtësi dhe jo… u bëftë drejtësia?”

Edhe sa dekada duhet të presin ata? Po pas rrëzimit tuaj nga karrigia e pushtetit, që s’ka si të jetë e përjetëshme, kush do t’i përkrah ata? Apo mos vallë duhet të presin të rikthehen pushtet-humburit, ata që i lanë jetim, sërish me një program bursash e pensionesh, duke sajuar gënjeshtrën e radhës… hjeksit ishit ju, se ju i çuat në grykë të pushkës dhe fajtorë jeni po ju, që kaq gjatë heshtët, duke pritur drejtësinë e fshehur në ferrat e politikës? Sepse ju keni nge të prisni, kur nuk ju dhemb asgjë! Atyre dhembja u është bërë mal dhe përveç drejtësisë, nuk ka ofertë që mund t’ua lehtësoi, peshën e dhimbjes mbi shpinë!

Me kalimin e viteve në pushtet, ju në fakt nuk harruat të bërtisni drejtësi, por harruat se ishit ju, që duhet ta bënit dhe u bëtë pis dhe u drobitët duke u ankuar… ne presim, sepse drejtësia s’po vetëbëhet. E sot, as me zë të mekur nuk guxoni të thërrisni, sepse pas 8 vitesh apati, jeni bërë njësoj fajtorë si ata! Kurse ne, rrimë, shohim shfaqjen tuaj të turpit, për të ndarë më të mirët nga tufa e zagarëve… racën e langarëve, për të na çliruar nga prangat e padrejtësisë!

Nëse pas çdo populizmi patetik, parakalimi, përqafimi, burse apo pensioni… nuk bërtisni drejtësi për v.iktimat e 21 Janarit, atëherë të gjitha çka thashë më parë, veçse i shërbejnë për të pastruar duart e autorëve të k.rimit shtetëror. E nuk do jetë e largët dita, ku në parakalimin përkujtimor, “Dëshmorët e Atdheut” do i nderojnë… Berisha, Basha, Meta dhe Monika. /Ekskluzive.al

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In