• Kontakt
Monday, September 21, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Po trajnohen 400 infermierë, 100 nga Forcat e Armatosura! Rama: Në ditët në vijim presim lajmin për nisjen e vaksinimit masiv

06/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Po trajnohen 400 infermierë, 100 nga Forcat e Armatosura! Rama: Në ditët në vijim presim lajmin për nisjen e vaksinimit masiv
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në stadiumin “Air Albania” 400 infermierë, disa prej tyre edhe nga Forcat e Armatosura, po trajnohen për të qenë gati për procesin e vaksinimit kundër COVID. Pasditen e sotme të pranishëm në ‘Air Albania’ ishte edhe Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu në fjalën e saj tha se ‘armatës sonë të vaksinatorëve do t’ shtohen rreth 400 infermierë që do të ndihmojmë për vaksinimin masiv të popullatës.

Ndërkohë që Rama rikonfirmoi se në mes të marsit vijnë 14 mijë dozat nga AstraZeneca, ndërkohë që janë në pritje të një lajmi të mirë për një sasi të konsiderueshme që do të çojë në nisjen e procesit të vaksinimit masiv.

“Ju përgëzoj për seriozitetin që po ndiqni trajnimin dhe ju siguroj për mbështetjen deri në fund në këtë proces. Duhet të jemi super të përgatitur që në sekondën e parë që ne do të disponojmë një sasi të konsiderueshme vaksinimesh të shtrijmë menjëherë rrjetin e vaksinatorëve të fushatës “Shqipëria buzëqesh”, që duhet të jenë më shumë se sa kemi. Për këtë arsye i jemi drejtuar Forcave të Armatosura.

Kjo është në luftë botërore. Janë sot 70% e vaksinave të prodhuara në duart e vetëm 10 shteteve. Shtete që nuk kanë bërë asnjë dozë ende janë mbi 100. Nga dita në ditë do të marrim një tjetër lajm të rëndësishëm për një sasi të konsiderueshme që do të kërkojë një angazhim shumë më të madh. Drita që është shfaqur në fund të tunelit do të vijë duke u shtuar dhe ndihuni mirë që ju jeni rreze të kësaj drite”, tha ndër të tjera Rama.

Kur kanë kaluar rreth 2 muaj (11 janar) nga nisja e procesit të vaksinimit në vendin tonë, mbi 10 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-COVID. Më konkretisht referuar njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 1014 persona, e ndërsa në total në Shqipëri janë kryer 16,807 vaksinime.

Procesi i vaksinimit ka nisur në vendin tonë me bluzat e bardha, të cilët ndodhen në vijën e parë të zjarrit në betejën me COVID, për të vijuar me të moshuarit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije nga mesi i muajit mars do të mbyllet procesi i vaksinimit për mjekët, për të vijuar me një proces intesiv të të vaksinuarit në popullatë.

Kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se në 15 mars priten të merren 8 mijë doza të tjera nga kompania Pfizer dhe fushata e vaksinimit do të shtrihet edhe në popullsi, me qëllim që të lehtësohet turizmi në vend, nisur edhe nga fakti që ky është një nga sektorët më të goditur si pasojë e pandemisë.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In