• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Plotësimi i Kushtetueses: Drejtësia akoma në dorë të maskarenjëve! Ja si “banda” e KED shtynë aplikimin për certifikata sigurie: “Mister” pse nuk është thirrur njëri prej kandidatëve

30/11/2021
in Aktualitet
A A
Plotësimi i Kushtetueses: Drejtësia akoma në dorë të maskarenjëve! Ja si “banda” e KED shtynë aplikimin për certifikata sigurie: “Mister” pse nuk është thirrur njëri prej kandidatëve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen detajet e vonesave me certifikatat e sigurisë për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. KED që prej korrikut ka nisur punën për të plotësuar 3 vakanca në Kushtetuese dhe ende nuk janë miratuar emrat final.

Puna është drejt fundit, por mbetet të shihet se kur do të kemi kandidatët e miratuar. Gazeta pak kohë më parë denoncoi disa herë se anëtarët nuk pajiseshin me certifikata sigurie dhe kjo po sillte vonesa në verifikimin e kandidatëve.

Por KED ka zbardhur procesverbalet e mbledhjeve të mbajtura në korrik e gusht, ku ka dalë në pah se ka pasur dhe vetë anëtarë që kanë zvarritur procedurat e aplikimit për certifikata sigurie.

“Në funksion të punës së KED, ka filluar kompletimi i dosjeve personale me qëllim pajisjen e anëtarëve, anëtarëve zëvendësues dhe të stafit mbështetës me certifikatën e sigurisë.

KED ju në dijeni për plotësimin kryesisht të dokumentacionit që plotësohet nga vetë aplikanti,

që është formulari. KED thekson se ajo nëse nuk dorëzohet ky formular nga aplikanti, KED nuk

mund të vijojë me plotësimin dhe depozitimin e dosjes pra me procedurën e marrjes së

certifikatës së sigurisë. Kemi pasur vonesa në këtë drejtim. E kuptoj shumë drejt që ju të gjithë

jeni shumë të ngarkuar, por do desha që t’i jepni prioritet plotësimit të formularit të sigurisë

sepse ne kemi të kushtëzuar me kohë, dhe e kuptoni vetë çka do të thotë pozicioni relator, e me

pas i pasjes ose jo të një certifikate sigurie në një rast kur do të na duhet të bëjmë me dokument

të klasifikuar”, ka thënë kryetari Ervin Pupe në mbledhjen e datës 05.07.2021.

Përzgjedhja e kandidatëve

KED gjatë dy javëve të fundit ka vijuar me procedurat për të bërë përzgjedhjen e emrave që plotësojnë kushtet. Fillimisht u kualifikua kandidati Ervin Karamuço, ndërsa më pas u bë kualifikimi i kandidatëve Albert Demirneli dhe Alket Jaupi, për vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha.

Ndërkohë ditën e premte KED do të mblidhet dhe do të sh1yrtojë dosjen për kandidatin Sandër Beci ku do të bëhet dhe renditja finale e kandidatëve. Por mister mbetet se çfarë ka ndodhur me kandidatin Vatë Staka. Deri më tani KED nuk ka bërë asnjë njoftim për kandidaturën e tij, ndërkohë që nga njoftimi të premten do të shqyrtohet vetëm emri i Sandër Becit.

Zhbllokimi i ngërçit

Gazeta prej disa muajsh ka ngritur shqetësimin se pavarësisht punës së KED me kandidaturat, mund të krijohen ngërçe me emërimet. Gjykata e Lartë duhet të plotësojë 3 vakanca në Gjykatën Kushtetuese dhe pasi të bëjë renditjen KED të të gjithë emrave që kualifikohen do dërgojë listën.

Por që Gjykata e Lartë të bëjë votimin duhet që të ketë së paku gjysmën e anëtarëve të përcaktuar në ligj ose më saktë 10 të tillë. Sot kjo gjykatë ka vetëm 9 emra. “Kryetari i Gjykatës së Lartë thërret mbledhjen e posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Mbledhja është e vlefshme nëse marrin pjesë jo më pak se një të dytat e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Lista me kandidatët u bëhet e njohur më parë të gjithë pjesëmarrësve në mbledhje”, thuhet në ligj. Por gazeta ka mësuar se mund të futet në lojë përcaktimi i nenit 4. Sipas tij, nëse nuk arrihet kuorumi i nevojshëm kandidati i pari në listë quhet i miratuar.

“Për çdo vend vakant votohet për secilin nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Kandidati që merr tri të pestat e votave të gjyqtarëve të pranishëm shpallet i zgjedhur. Nëse nuk arrihet shumica e nevojshme, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i zgjedhur”, thuhet në ligj.

Share197Tweet123
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In