• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

‘Plas’ në PD e Korçës: Kërkojnë që të ndryshohet emri i shoqatës që do ringrejë partinë nga VT në VK

16/08/2021
in Aktualitet, Debat
A A
‘Plas’ në PD e Korçës: Kërkojnë që të ndryshohet emri i shoqatës që do ringrejë partinë nga VT në VK
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është dukur e pabesueshme, por ka qenë e vërtetë. Disa kanë qeshur me fotot por dhe me faktet, që u dhanë në lidhje me iniciativën, që u propozua nga Gaz Bardhi dhe që u realizua nga lideri i pusetës, Ervin Salianji për ringritjen e PD në Korçë.

Propozimi i Bardhit ishte që të mblidheshin ish-kryetarët veteranë të partisë dhe të quhej shoqata VT.

Kjo shoqatë sipas propozimit të bërë nga vetë Sekretari i Përgjithshëm i partisë do të ishte me termin “Veteranët Tanë”. Por, mesa duket ka pasur pakënaqësi.

Pas fotos së parë të Salianjit me shumë personazhe, disa prej të cilëve me bëma dhe gjëma të plota dhe pas propozimeve të tij për të ardhmen dhe mënyrën se si do të vepronte kjo shoqatë, e cila do të sillte vlerat e tyre në rini, se si këndohej për partinë dhe shokun Enver dhe se këto tani do t’i bënin për Lulin, ka pasur revoltë.

Revoltë e papritur në lidhje me emrin e shoqatës. Pretendentët e rinj për t’u bërë pjesë e saj, pasi janë xhelozuar me shpresën se Basha mund të vijë në vjeshtë ose në pranverë, ose pas tetë vitesh në pushtet në qoftë se do të vijë ndonjëherë, kanë kërkuar që shoqata të ndryshojë emrin.

Ka pasur diskutime të forta dhe nga kryesia e shoqatës e drejtuar nga një deputete e re, por edhe nga grupi i ish-kryetarëve të vjetër.

Pasi kanë diskutuar thelbësisht kanë vendosur që nga shoqata me emrin VT, pra “Veteranët Tanë”, që do të ringrenë Partinë Demokratike në Korçë, ta quajnë shoqatës VK, “Veteranët Konservatorë”.

“Nuk mund të quhemi veteranët tanë, tha njëri prej të pranishmëve në mbledhje, sepse se nuk jemi tanët, ne jemi konservatorë, ne kemi bindje të djathta thelbësore si anglezët”.

Kështu do të shprehej një pasardhës i një komunisti persekutor.

Të njëjtin qëndrim do të mbante edhe një ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit i pranishëm në mbedhje, i cili ishte shumë i lumtur që shoqata nga VT, “Veteranët Tanë” do të quhet VK, “Veteranët Konservatorë”.

Kështu mbaroi mbledhja, të lumtur dhe tashmë propozimi ka shkuar në Tiranë për t’u miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Ky i fundit, në parim është shprehur, se është dakort që shoqata nga VT të quhet VK, sepse kjo shoqatë me vlerë konservatore që mbart dhe kapacitetet intelektuale që ka, jep shpresa të vërteta Partisë Demokratike mbi parimet e konservatorizmit, të së djathtës së vërtetë, që tashmë ka pjesë të saj, jo vetëm shoqatën VK në Korçë por edhe vetë Gaz Bardhin si një lider shpirtëror i këtyre shoqatave, që do të krijojnë shumë nga degët, ku ka pasur probleme me largime nga strukturat pas ‘fitores spektakolare” të Lulzim Bashës në zgjedhjet e fundit.

Tashmë, Gaz Bardhi pritet që me krijimin e shoqatave të ketë më shumë vota edhe për sekretarët e përgjithshëm dhe kështu të jetë një lider i vërtetë, një mbështetës dhe udhëheqës i këtyre shoqatave VK, që në të ardhmen do t’i shikojmë jo vetëm në Korçë, por edhe në degë të tjera të rëndësishme si në Elbasan, Kavajë e gjithandej.(CNA.al)

Share214Tweet134
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In