• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përshëndetja e veçantë e Albano Carrisit për shqiptarët: Ju përqafoj! Pas “funeralit” të koronavirusit do këndojmë sërish ‘Felicita’

31/03/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Përshëndetja e veçantë e Albano Carrisit për shqiptarët: Ju përqafoj! Pas “funeralit” të koronavirusit do këndojmë sërish ‘Felicita’
2.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këngëtari i madh Albano Carrisi përmes mikes së tij në Vlorë, Zenepe Luka ka falenderuar popullin shqiptar për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali për të ndihmuar fqinjët në luftën me koronavirusin. Carrisi e cilëson si një Luftë të Tretë Botërore atë që po ndodh, por është optimist dhe beson se do të vijë dita kur bashkë me popullin shqiptar do të festojmë së bashku funeralin e këtij virusi të mallkuar dhe të këndojmë sërish “Felicita”.

“E dashur mikja ime! Dua që të të bësh në këtë rast rolin e korrespondentes! Për të thënë se gjesti që ka bërë Shqipëria kundrejt Italisë është me të vërtetë jashtëzakonisht interesant. Edhe i paharrueshëm nga ana humane! Ky gjest do të forcojë edhe më shumë lidhjen humane që ekziston midis Shqipërisë dhe Italisë! Do të forcojë akoma më shumë nga ana kulturore edhe njerëzore, këtë lidhje kaq të fortë që ekziston midis këtyre dy popujve! Edhe do të vijë ai moment kur këtij virusi të mallkuar do t’i vijë fundi.

Edhe do të festojmë së bashku funeralin e këtij virusi të mallkuar që po shkatërron gjysmën e botës. Është me të vërtetë në një farë mënyre një Luftë e Tretë Botërore, që ne duhet ta fitojmë. Unë i sugjeroj popullit shqiptar të qëndrojë në shtëpi. Sa më shumë ne të qëndrojmë në shtëpi, aq më të mëdha janë shanset që ky virus të qëndrojë jashtë shtëpive edhe jetëve tona. Jam shumë i bindur që këtij virusi do t’i vijë fundi edhe do të vijë koha që të këndojmë edhe këngën “Felicita”, përse jo. Një përqafim popullit shqiptar, edhe ty Zenepe” shkruan këngëtari i njohur. /Shqiptarja.com

Share311Tweet194


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In