• Kontakt
Monday, July 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përmbajtja e marrëveshjes: Identifikimi biometrik ndoshta, depolitizimi vetëm në 2025 (dhe KQZ e re)

06/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
PS heq dorë nga depolitizimi, arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se një reformë zgjedhore, dy faqet e firmosura mbrëmjen e 5 qershorit kanë trajtën e një marrëveshje politike, për t’i dhënë më shumë garanci opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje.

Për vite të tëra u tha se reforma duhej të ishte sipas ODIHR, por rekomandimet e këtij organizmi u injoruan si sa i përket depolitizimit, ashtu edhe elektronikës.

E para mes 12 pikave është identifikimi elektronik, për të cilën u tha se do të aplikohet 100% në të gjithë vendin.

Por teksti në të vërtetë thotë se aplikimi i saj mund të jetë edhe i pjesshëm dhe shtrirja do të vendoset nga ekspertë të jashtëm.

“Palët angazhohen të mbështesin implementimin e identifikimit elektronik duke përfshirë 100% të votuesve në zgjedhjet e ardhshme, për aq sa është teknikisht e zbatueshme.

Zbatueshmëria do të përcaktohet nga KQZ e mbështetur nga ekspertizë ndërkombëtare.

Qeveria do të garantojë fondet në kohë për implementimin, për aq sa është teknikisht e zbatueshme”, thuhet në tekstin e marrëveshjes të arritur mbrëmjen e së premtes.

Monitorimi i procesit do t’i besohet nënkryetarit të KQZ që do të ketë të drejta të barabarta me kryetarin, ndërsa vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndryshon strukturën në 3 kate.

“Struktura e KQZ do të përfshijë trupën vendimmarrëse (me 5 anëtarë), atë të apelimit (me 5 anëtarë), një kryetar dhe një zëvendëskryetar.

Anëtarët e dy trupave do të dakordësohen në proporcion mes pozitës dhe opozitës. Kryetari do të përzgjidhet përmes konsultimeve”, thuhet në tekstin e marrëveshjes.

Sa i përket ankimimit, ai do të kryhet në Kolegjin Zgjedhor me gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun dhe jo në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërsa administrimi i zgjedhjeve do të vijojë të jetë në duart e njerëzve të politikës.

Depolitizimit të shumëkërkuar nga ODIHR i hapet dera duke filluar nga zgjedhjet e vitit 2025.

“Ekipet e numërimit përbëhen nga dy zyrtarë jo politikë, një prej cilëve numëron dhe tjetri ndihmon, duke ndryshuar rolet për çdo kuti votimi.

Anëtarët e tjerë do të jenë ose nga dy monitorues për secilën palë mazhorancën dhe opozitën, ose nga tre vëzhgues për secilën palë mazhorancën dhe opozitën, ose nga një monitorues prej secilës nga katër partitë kryesore parlamentare sipas rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2017”, bëhet me dije nga teksti i marrëveshjes.

ZAZ-të dhe Qendrat e Votimit do të kenë të njëjtën strukturë, por duhet gjithashtu të presin zgjedhjet 2025 për t’u depolitizuar.

“Dy anëtarë të komisionit të drejtat dhe përgjegjësitë e të cilëve janë të kufizuara te monitorimi dhe kontestimi, për secilën palë mazhorancën dhe opozitës, si dhe tre anëtarë të emëruar me short nga KQZ, prej të cilëve vetëm një do të jetë kryetar dhe do të marrë vendime.

Dy të tjerët do të shërbejnë si ndihmës të kryetarit, pa të drejtë vote”, thuhet në tekstin e marrëveshjes.

Marrëveshja mbyllet me shënimin se kërkesat për qeveri kujdestare dhe një kryepolic kujdestar nuk do të bëhen pengesë për miratimin e draftit.(A2)

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In