• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD shpall armik Tomor Alizotin! Basha i “vërsul” Desaden me akuza

29/10/2021
in Aktualitet, Debat
A A
PD shpall armik Tomor Alizotin! Basha i “vërsul” Desaden me akuza
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se listës së tij të “armiqve”, i ka shtuar edhe deputetin Tomor Alizoti.

Së fundi, Basha ka “vërsuluar” Desada Metajn kundër deputetit Alizoti, pas një qëndrimi që ky i fundit ka mbajtur mbrëmjen e djeshme në Opinion, ku ai tha se ndodhet në këtë forcë politike, jo për hir të Bashës apo Berishës, por për hir të historisë së tij familjare.

Në një postim në rrjetet sociale, Desada Metaj shkruan se nuk mund të jesh në PD-në për hir të paraardhësve të vdekur apo internuar gjatë komunizmit për arsyen e thjeshtë se deri më sot nuk ka ende një ditë për të kujtuar shpirtrat e atyre që sakrifikuan jetën e tyre gjatë diktaturës.

Po ashtu ajo thekson se në politikën e ditës janë aktet dhe jo idelogjira që të nxjerrin në krye. Janë qëndrimet dhe jo mendimet ambigue, janë përballjet dhe jo fshehja pas gishtit dhe historisë familjare ato që të farkëtojnë dhe bëjnë një lider të fortë.

“Nuk mund të jesh në PD-në për hir të paraardhësve të vdekur apo internuar gjatë komunizmit për arsyen e thjeshtë se deri më sot nuk ka ende një ditë për të kujtuar shpirtrat e atyre që sakrifikuan jetën e tyre gjatë diktaturës. Dhe PD ka qenë mjaftueshëm në pushtet për ta bërë këtë.

Nëse ke hyrë me vonesë në politikë është e pamjaftueshme të mbahesh me historinë familjare dhe të kujtohesh vazhdimisht për vuajtjet. Duhet të ndërmarrësh akte përfaqësimi dhe jo të projektosh karrierën duke pritur nga më i forti. Së paku për të bërë diferencën me topallizimin e PD-së dhe përdorjes së shëmtuar të “kartës” së ish të përndjekurve.

Nuk mund t’i thuash vetes “konservator” dhe të jesh pré e populizmit, e suksesit që të japin fjalimet ku flitet veç në përgjithësi “për varfërinë” e ku glorifikohet Albin Kurti. Dhe për më tepër, nuk mund të citosh Hegelin e ndonjë filozof tjetër, të pretendosh për ideologji e moral dhe nga ana tjetër për zenitin tënd në politikë t’i jesh mirënjohës dikujt që mendimin tënd mund ta zëvendësojë fare thjesht me atë të mis Shqipërisë.

Çdo parti ka Ben Blush-ët e vet. Vetëm se origjinali ka shkruar disa libra (me qëlime dhe cilësi të diskutueshme), ndërmori një lëvizje që prodhoi së paku fjalorth të ri politik dhe nuk u frikësua nga zhargoni banal apo sulmet e trollave që përdorën kundër tij “shokët” e partisë. Madje nuk përtoi, por i shndërroi dhe në personazhe libri.

Dhe për ta mbyllur, në politikën e ditës janë aktet dhe jo idelogjira që të nxjerrin në krye. Janë qëndrimet dhe jo mendimet ambigue, janë përballjet dhe jo fshehja pas gishtit dhe historisë familjare ato që të farkëtojnë dhe bëjnë një lider të fortë. Përndryshe, ka ende vende vakante për analistë në studio se ato të kryetarëve të shoqatave për ish të përndjekurit janë zënë me kohë.”-shkruan Desada Metaj./CNA.al

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In