• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD-PS nisin negociatat për shtyrjen e afateve të vetingut! Konsulta me ndërkombëtarët: Avokatët dalin kundër

22/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
PD-PS nisin negociatat për shtyrjen e afateve të vetingut! Konsulta me ndërkombëtarët: Avokatët dalin kundër
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë nisur kontaktet në prapaskenë për shtyrjen e afateve të procesit të vetingut. PS i ka bërë ftesë për bashkëpunim PD për të bashkuar votat në mënyrë që të shtyhet procesi.

Ishte deputeti i PS, Arben Pëllumbi, ai i cili ka dhënë më tepër detaje lidhur me këtë proces.

Në një intervistë televizive, ai u shpreh se lidhur me zgjatjen e procesit të vetingut, duhet që të gjendet një gjuhë e përbashkët me opozitën. Pëllumbi theksoi, se janë duke filluar bisedimet me opozitën lidhur me këtë. “Gjuha e përbashkët duhet të gjendet me opozitën. Ndryshimet kushtetuese do të bëhen me opozitën, ne nuk i kemi numrat në Kuvend, prandaj duhet të biem dakord me opozitën. Janë duke filluar bisedimet e para për të bashkëpunuar me opozitën, për ndryshimet kushtetuese.

Do të gjejmë gjuhën e përbashkët me Partinë Demokratike”, tha ai. Ndër të tjera, Pëllumbi tha se Partisë Demokratike i është shtrirë dora e bashkëpunimit për këtë. Ai theksoi, se ftesa e PS ndaj PD është bërë për bashkëpunim në mënyrë që procesi të vazhdojë. “PD ka jo vetëm numrin në Kuvend por edhe një mbështetje të madhe në elektorat.

Në këtë aspekt kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit me Partinë Demokratike për një sjellje më të mirë. Mos kemi retorik politike pa produkt të caktuar që është në shërbim të njerëzve. Nuk jemi në hapat e para dhe debati është i rëndësishëm, ka vende ku nuk ka nevojë të prodhohet konflikt nga asgjëja, kjo është ftesa e PS për të pasur këtë lloj qasje dhe bashkëpunim me ta. Ne mbase nuk kemi dakordësi për çdo gjë, por duhet të diskutojmë deri ku kemi pikat e përbashkëta”, deklaroi Pëllumbi.

Bushka: Oferta për bashkëpunim me PD, e sinqertë

Ndërkohë edhe Klotilda Bushka, kryetarja e re e Komisionit të Ligjeve, njëherësh deputete e PS-së deklaroi se mazhoranca i ka bërë një ofertë të sinqertë për bashkëpunim opozitës. Në një intervistë televizive, Bushka tha se vetëm gjysma e emrave që janë në listat e vetingut, e kanë kaluar këtë proces, ndërsa shtoi se PS do të kërkojë zgjatjen e mandatit të anëtarëve të KPK dhe të Komisionerëve Publikë që merren me këtë proces.

Ajo theksoi, se do të ketë konsulta edhe me ndërkombëtarët. “Një nga shtyllat kryesore të reformës në drejtësi është ajo që lidhet me vetingun në drejtësi. Në fillim u nis kjo reformë, më pas u krijuan organet e reja të drejtësisë. Ky mandat, do ta ketë reformën në drejtësi si prioritet. Procesi i vetingut është një nga proceset më të rëndësishme, që ka funksionuar normalisht. Por, kemi disa të dhëna që nga plani dhe detyrat e organit të vetingut, kemi mësuar se janë arritur vetëm gjysma e këtyre emrave.

Afati i mandatit të anëtarëve të KPK mbaron në qershor 2022. Por duke parë numrin e atyre që kanë ngelur pa u vetuar, ne besojmë se do të jetë e mirë për të shtyrë afatin që do të kërkojë ndryshime kushtetuese. Jo vetëm për hir të votave që kërkohet nga opozita, por dhe për faktin se reforma ka pasur konsensus në fillim kur u miratua. Ne do të konsultohemi edhe me partnerët ndërkombëtarë”, tha Bushka.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In