• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD-PS goditje partisë së presidentit: Rama urdhëron deputetët të çojnë në humnerë LSI! Basha si “skuth” injoron Metën dhe kalon në plan të dytë listat,

20/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
PD-PS goditje partisë së presidentit: Rama urdhëron deputetët të çojnë në humnerë LSI!  Basha si “skuth” injoron Metën dhe kalon në plan të dytë listat,
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizjen Socialiste për Integrim duket se e presin ditë të vështira. Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ka ndezur debatet dhe ka sjellë një rivalitet të fortë mes partive politike.

Më konkretisht Partia Demokratike dhe Partia Socialiste si dy subjekte që pretendojnë se do të marrin “pjesën e luanit” në zgjedhjet e ardhshme, jo vetëm që po përpiqen me të gjitha mënyrat për të fituara simpatinë e qytetarëve, por duket se janë bërë bashkë kundër LSI.

Sinjali më i freskët vjen nga kjo javë, ku festivalin e “luftës” kundër Lëvizjes Socialiste për Integrim e ka hapur vetë kryeministri Edi Rama. Gazeta ka mësuar detaje nga mbledhja e dy ditëve më parë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e cila u drejtua nga numri 2 i PS, zoti Taulant Balla.

Rama urdhëron deputetët të çojnë në humnerë LSI

Kështu burime të sigurta theksuan se zoti Balla në emër të kryeministrit Rama ka porositur deputetët e Partisë Socialiste që të rrisin kontaktet me bazën dhe qytetarët, ndërsa ka kërkuar që të sulmojnë partinë e Kryemadhit në çdo front dhe në çdo kohë.

Në këtë kontekst, deputeti Balla ka theksuar se Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti e degraduar dhe se gjatë kësaj kohe deri në 25 prill duhet shfrytëzuar çdo mundësi që kjo parti të shkojë drejt humnerës dhe se duhet të shkrihet.

Po ashtu, në emër të zotit Rama, zoti Balla ka udhëzuar vartësit e tij që të tërheqin sa më shumë militantë dhe eksponentë të LSI në PS dhe gjatë takimeve elektorale me qytetarët duhet t’ua bëjnë të qartë se Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti që do të shkrihet pas 25 prillit, pasi për mazhorancën ajo është një forcë politike e degraduar dhe se zgjedhjet do t’i fitojë Partia Socialiste.

Ad by Valueimpression
Basha injoron presionet e presidentit

Por “halë në sy” Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk e ka vetëm Partia Socialiste, pasi ndaj saj rezerva, kritika dhe që nuk dëshirojnë që të bëjnë aleancë me të, e ka shfaqur hapur edhe Partia Demokratike. Gazeta ka mësuar se kryedemokrati Lulzim Basha vijon ta mbajë peng LSI për listat dhe strategjinë e zgjedhjeve, ndërsa mësohet se shefi i selisë blu ka injoruar edhe presionet e presidentit Ilir Meta për këtë çështje.

Sipas informacioneve, mësohet se ditët e fundit Meta ka shtuar presionet dhe i kërkon Bashës që të mbajë afër Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe të bashkëpunojë për listat, ku në disa qarqe të vogla të dalin edhe me një listë të vetme. Mirëpo, Basha nuk lëshon pe, pasi duket se e ka ndarë mendjen që në zgjedhjet e 25 prillit PD do të shkojë me listën e saj.

Madje, sipas të njëjtave burimeve aq e parëndësishme i duket LSI-ja si parti, sa zoti Basha edhe negociatat që po zhvillohen i ka braktisur dhe se ua ka deleguar tagrin Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe disa zyrtarëve të tjerë besnikë të tij, të cilët po diskutojnë për strategjinë me nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Pra, duket qartë se Basha nuk e do LSI, ndërkohë që të njëjtën skemë po ndjek edhe me Partinë Republikane dhe Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të cilat nuk i dëshiron në listën e PD. Megjithatë, të gjitha këto zhvillime në prapaskenë tregojnë se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë në një linjë, ku mision kanë shkrirjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Madje, një gjë e tillë u tregua hapur edhe kur PS ndryshoi Kodin Zgjedhor duke hequr koalicionet, vendim që nuk u kundërshtua me forcë nga PD, sikundër bëri presidenti Ilir Meta dhe LSI.

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In