• Kontakt
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PD e çorganizuar, LSI në pikiatë nga largimet! Lojë agresive në prapaskenë nga ndërkombëtarët për të nxjerrë “çiftin” Meta-Berisha nga politika,

10/02/2021
in Aktualitet, Debat
A A
PD e çorganizuar, LSI në pikiatë nga largimet! Lojë agresive në prapaskenë nga ndërkombëtarët për të nxjerrë “çiftin” Meta-Berisha nga politika,
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmet e shumta kundër ambasadorëve dhe reformës në drejtësi, duket se po iu kushtojnë shtrenjtë presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ish-deputeti Gledion Rehovica plasi bombën pak ditë më parë, duke deklaruar se disa diplomatë kanë pasur takime me zyrtarë të LSI, ku iu kanë kërkuar që të braktisin Kryemadhin. Ka pasur shumë dyshime nëse deklarata e tij është e vërtetë, ndërsa nëse shohim me detaje faktet, duket sikur presidenti dhe ish-kryeministri nuk pëlqehen dhe aq shumë nga të huajt.

Bomba u hodh qëkur Adriatik Llalla ishte kryeprokuror, pasi deklaroi se ambasadori amerikan i asaj kohe, Donald Lu, kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës. Më vonë ish-kryeministri Berisha zbuloi se ish-ambasadorja e BE, Romana Vlahutin kishte kërkuar arrestimin e tij. Vetë Llalla e pranoi një gjë të tillë duke konfirmuar se për SHBA-BE, Meta me Berishën kanë hyrë në listën e zezë që në vitin 2017.

Pakti i 17 majit

Duke mbetur te viti 2017, ajo që e dëshmon fare qartë se LSI shihet si rrezik për stabilitetin është pakti i 17 majit. Rama e Basha në atë takim u bënë bashkë kundër partisë së presidentit. Ai pakt mori bekimin e ndërkombëtarëve dhe i humbur doli padyshim dhe Sali Berisha. Falë takimit me Ramën, Basha largoi nga PD të gjithë xhaketa e vjetra, nga Bode, Imami, Patozi, Topalli, Bregu, etj.

Pra hoqi të gjithë besnikët e Berishës. Ndërkohë këtë vit janë shtuar thirrjet dhe për largimin e Berishës. Sipas burimeve, amerikanët i kanë kërkuar Bashës që të mos e fusë Berishën në lista, ndërsa ai i cili ka përçuar mesazhin është Genc Ruli. Ky i fundit në 4-5 intervista ia ka bërë të qartë Berishës se ka ardhur koha që të largohet.

Djegia e mandateve dhe Kodi Zgjedhor

Një tjetër lëvizje që tregon se është punuar kundër Berishës dhe LSI është djegia e mandateve. Gojët e liga në korridoret e PD thonë se ky ishte një skenar ndërkombëtar, në mënyrë që të siguroheshin votat për reformën zgjedhore. PD ishte në bojkot për Kodin Zgjedhor dhe LSI me Berishën nuk donin që të diskutohej për ndryshimet e reja. Pra ishin kthyer në pengesë për Kodin Zgjedhor.

Basha papritur ndërmori veprimin e djegies së mandateve duke i kapur në befasi. Pas këtij procesi, u zhbllokua votimi i Kodit. PS siguroi votat e nevojshme për të ndërhyrë dhe në Kushtetutë, gjë që do të ishte e pamundur me PD-LSI në Parlament. Heqja e koalicioneve duket se ka qenë një skenar shumë më i thellë, pasi me këtë ndryshim LSI është më e penalizuara.

Ndërkombëtarët nuk e sulmuan PS për këto ndryshime. Madje ambasadorja amerikane e cilësoi si legjitim Parlamentin. Ajo që i vuri kapak ishte Komisioni i Venecias. Presidenti tentoi të rrëzojë këto ndryshime, por edhe Venecia i cilësoi si të drejta dhe nuk rekomandoi ndryshime para zgjedhjeve.

Pra të gjithë lëvizjet, që nga pakti i 17 majit e deri te reforma zgjedhore, kanë marrë bekimin e ndërkombëtarëve. Pyetja që shtrohet është: A është ky një tregues se SHBA-BE duan që Berisha e Meta të mbeten jashtë politikës? Vetë presidenti një vit më parë nisi një sulm të paprecedentë ndaj ndërkombëtarëve. Arriti deri aty sa e krahasoi ambasadën e SHBA me kokainën e Xibrakës. Po ashtu foli edhe për një puç ndërkombëtar kundër tij. Kohët e fundit retorika është zbutur, por Rehovica e tha hapur se LSI nuk e do askush.

Share209Tweet131
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In