• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kronike

Pasuria e “ish-askushëve” të bërë milioner me paga e taksa paguesve: Avokatja e Popullit shlyen 2 shtëpitë 600 mijë €. Guvernatori Sejko 136 mijë USD paga, rezidencë 281 mijë €

18/06/2021
in Kronike, Kryesore
A A
Pasuria e “ish-askushëve” të bërë milioner me paga e taksa paguesve: Avokatja e Popullit shlyen 2 shtëpitë 600 mijë €. Guvernatori Sejko 136 mijë USD paga, rezidencë 281 mijë €
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Pas krerëve të politikës dhe institucioneve të drejtësisë, Report Tv sjell edhe ndryshime në pasurinë e drejtuesve të institucioneve të pavarura gjatë vitit 2020.

Kryetari i KLSH, Arben Shehu, deklaron vetëm 1 milionë lekë pagë si të ardhura për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2020, ndërsa ka kursyer 200 mijë lekë. Ndërkaq, Erinda Ballanca deklaron 2.4 milionë lekë pagë si Avokate e Popullit, 300 euro dieta, 8.7 mijë euro të ardhura nga qiraja e apartamentit dhe 15 mijë euro nga shitje kuotash të kompanisë E 4 Legal.

Gjatë vitit 2020, Ballanca ka shlyer përfundimisht detyrimin për blerjen e një rezidence në fshatin e pasanikëve në Mullet me vlerë 451 mijë euro. Bëhet fjalë për një vilë 603 m2 dhe parcelë 1 547 m2 në Mullet, ku gjatë vitit 2020, ka shlyer këstin e fundit me vlerë 120 mijë euro.

Gjithashtu, Ballanca, ka shlyer këstin e fundit prej 5 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 125 m2 dhe të një garazhi, me vlerë 150 mijë euro. Ballanca është pronare edhe një apartamenti në Vlorë 92.69 m2, pronare e pjesshme e një shtëpie në Tiranë, një tjetër apartamenti etj.

Ndërkaq, të ardhurat nga pagat për vitin 2020 të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko janë rreth 136 mijë USD. Konkretisht, Sjeko deklaron 5.9 milionë lekë ose rreth 59 mijë USD pagën si Guvernator i Bankës së Shqipërisë, 2.4 milionë honorare për mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës të BSH si dhe 5.1 milionë lekë ose rreth 50 mijë USD paga e bashkëshortes në një bankë.

Gjatë vitit 2020, bashkëshortja e Gent Sjekos, Elona Sejko, ka blerë një rezidencë në Himarë me vlerë 281 mijë euro, ku 270 mijë euro i ka marrë kredi, ndërsa pjesën tjetër nga të ardhurat nga paga. Zonja Sejko ka shitur edhe një makinë Audi A4 me vlerë 6.8 mijë euro, ndërsa deklaron 2 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti si dhe 164 mijë lekë të ardhura nga dy obligacione me vlerë 1.8 milionë lekë dhe 2 milionë lekë. Llogaritë e çiftit Sejko gjatë vitit 2020 janë shtuar me mbi 70 mijë USD.

Nderkaq, kryetarja e Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, Evgjeni Bashari, ka deklaron vetëm pagën 1.5 milionë lekë si dhe 234 mijë lekë honorare nga “Fundatia Kondrad Adenauer Stiftung”.

Edhe kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri deklaron vetëm pagë rreth 1 milionë lekë. Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentjana Sula deklaron 73 mijë USD shtesë në llogarinë bankare, 1.2 milionë lekë paga, 719 milionë lekë nga qiratë dhe 150 mijë lekë nga bono thesari dhe investime në obligacione. (Shqiptarja.com)

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In