• Kontakt
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pasi hapën zyra avokatie, llumi i drejtësisë, ish-gjyqtarët e larguar nga vetingu, që mbyllën dosjet e bujshme, nisin betejën kundër përjashtimit me 15 vite, mbrojnë njëri-tjetrin

05/11/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Pasi hapën zyra avokatie, llumi i drejtësisë, ish-gjyqtarët e larguar nga vetingu, që mbyllën dosjet e bujshme, nisin betejën kundër përjashtimit me 15 vite, mbrojnë njëri-tjetrin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-gjyqtarja Arjana Fullani ka nisur një betejë të fortë me organet e vetingut duke mos pranuar përjashtimin nga sistemi për 15 vite. Zonja në fjalë është bashkëshortja e ish-guvernatorit Ardian Fullani, i cili jo vetëm nuk u dënua, por i mori shtetit miliona lekë.

Gjyqtarja Fullani u largua nga Gjykata e Lartë dhe nuk pranoi të kalonte në Apel. Për këtë arsye Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu vetingun për të dhe e përjashtoi për 15 vite. Mirëpo Fullani nuk e pranon këtë gjë dhe i është drejtuar Kolegjit të Apelimit, i cili mbajti dje mbledhjen e parë. Në Apel, Fullani kërkoi shfuqizimin e vendimit të KPK të korrikut 2019, përmes të cilit ajo përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.

Ky vendim u mor pas interpretimit të komisionerëve të vetingut se ish-gjyqtarja e Lartë kishte hequr dorë nga statusi i magjistrates. Sipas Fullanit, vendimi i KPK për ndërprerjen e procesit të vetingut ndaj saj, ishte marrë në një proces të parregullt ligjor.

Ish-gjyqtarja nuk ka qenë dje në proces, por përfaqësohej nga avokatja Evelina Qirjako. “Përpjeka për t’i shkuar deri në fund ndryshimit të vendimit të KPK nuk ka të bëjë aspak me faktin për të ju shmangur vetingut, pasi ligji parashikon se asnjë ish-gjyqtar dhe ish-prokuror s’mund të jetë pjesë e gjykatave apo KLGJ dhe KLP pa kaluar më parë vetingun.

Sanksioni prej 15 vjetësh për të mos patur të drejtën për të mos aplikuar për pozicione të caktuar më është kthyer në vështirësitë madhe në jetën e përditshme për shkak të paragjykimit, pasi mua më cilësojnë si të papërshtatshme për të ushtruar detyra si juriste”, thuhet në kërkesë. Vendimi përfundimtar për kërkesën e saj pritet të merret në seancën e radhës, caktuar në 11 nëntor, ora 10:00.

Absurdi

Absurdi i procesit është se si zonja Arjana Fullani ashtu dhe Evelina Qirjako kanë qenë të dyja gjyqtare të Gjykatës së Lartë, por sot janë avokate. Të dyja dhanë dorëheqjen nga sistemi duke iu shmangur sistemit, ndërsa dje Qirjako mbronte Fullanin. Vetë zonja Fullani ka hapur një zyrë të madhe avokatie në vend.

Gazeta e ngriti si shqetësim pak kohë më parë se të shkarkuarit apo dorëhequrit janë kthyer në avokatë duke mos ju hyrë gjemb në këmbë. Ndërkohë mësohet se një kërkesë të ngjashme ka bërë në Kolegj dhe zonja Qirjako për veten e saj, bashkë me gjyqtarin Aleksandër Muskaj. Të tre emrat kanë pasur në dorë shumë dosje të bujshme.

Dosjet e bujshme

Arjana Fullani është një emër i njohur në sistemin e drejtësisë sepse ka pasur disa doje të bujshme në dorë. Ndër më të bujshmet është padyshim ajo e Ilir Metës për bllokun 700 mijë euro. Nëse shohim detajet, përveç Ardian Fullanit që kishte mendim paralel, të gjithë që votuan pro, sot janë jashtë drejtësisë.

Trupa gjyqësore që gjykoi Metën përbëhej nga: Ardian Dvorani, Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj. Katër emrat e fundit dolën të gjithë në mbështetje të Ilir Metës, duke dhënë votë për pafajësi, ndërsa Ardian Dvorani doli me mendim paralel, duke kontestuar vendimin në disa pika.

Por 4 emrat e tjerë e gjejnë sot veten jashtë sistemit të drejtësisë. Gani Dizdari ngeli në veting, Majlinda Andrea u dënua me 4 vite burgim për korrupsion, por që u konvertua në shërbim prove. Ndërkohë, dy emrat e mbetur (Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj), vendosën të tërhiqen përfundimisht nga funksioni, duke mos pranuar të futen në veting.

Ligji për Gjykatën e Lartë përcakton që anëtarët e saj në momentin që mbarojnë mandatin, duhet që të emërohen gjyqtarë në një prej gjykatave të Apelit në vend. Por emrat më lart e kanë refuzuar një gjë të tillë, duke deklaruar se nuk do e ushtrojnë më funksionin e gjyqtarit.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes

Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes

07/02/2026
Sot Mjeshtëri i madh, aktori, regjisori, producenti, Mevlan Shanaj feston 81 vjetorin e lindjes

Sot Mjeshtëri i madh, aktori, regjisori, producenti, Mevlan Shanaj feston 81 vjetorin e lindjes

07/02/2026
Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

ot mbushen 19 vjet që është ndarë nga jeta “Artisti i Popullit”, Nderi i Kombit Kadri Roshi

06/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In