• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pasi dogji Luan Ramën, Ilir Meta sponsorizon kandidaten “adoleshente” në Vlorë si specialiste e re e Shpk LSI

13/04/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Pasi dogji Luan Ramën, Ilir Meta sponsorizon kandidaten “adoleshente” në Vlorë si specialiste e re e Shpk LSI
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta është angazhuar fuqishëm në fushatën e LSI-së në Vlorë, nga frika se do të “tradhtohet” nga Luan Rama.

Ndaj dje, është dhënë urdhër që edhe pse nr.1 në listën e Vlorës, ai të mos votohet.

Ka qenë vetë nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, që dje ka bërë thirrje të votohet nga numri dy e poshtë.

Ndërsa sot, në gazetën e Ilir Metës dhe LSI-së, është sponsorizuar kandidatja nr.2, Grisejda Myslimi, për të cilën bëhet thirrje që të votohet nga mbështetësit e LSI.

“Vlora është bastioni i përleshjes finale mes LSI dhe RILINDJES së Edi Ramës. Nga Vlora do ta marrë përgjigjen dhe fundin politik kryeministri Rama.

Vlora ka një femër kandidate me emrin Grisejda Myslimi (ose Grejsi siç e thërrasin) në numrin dy të listës së LSI. Grejsi është pedagoge e financës në UET në Tiranë. Kurajoze dhe e vendosur, Grisejda, do jetë deputete në Parlament më 25 prill. Ajo synon që tre deputetë nga LSI të jenë të sigurtë, por edhe Saranda të ketë deputetin e saj.

Ajo nuk ka shumë përvojë politike, por ka shpirtin rinor vlonjat që ndez shpirtrat dhe zemrat e Vlorës për të larguar këtë kryeministër të krimit dhe oligarkëve. Grisejda do të jetë zëri vlonjat dhe do përfaqësojë Vlorën me qëndrimet e saj.

E pyetur për sfidën e 25 Prillit, ajo shprehet e sigurt për fitoren e tre mandateve. “Besoj te patriotizmi i vlonjatëve dhe dinjiteti i tyre. Unë nuk i trembem”- sfidave thotë Grisejda. Ajo është vajza e ish-kampionit të peshëngritjes Myslym Myslymi.

“Besoj shumë te padurimi i rinisë vlonjate për ndryshim dhe jemi një ekip të rinjsh vlonjatë që kandidojmë, bashkë me Dikens Bushin dhe Anxhela Shenajn”- shprehet kandidatja e LSI me numrin dy në listën e kandidatëve për deputet.

Me vajzat dhe djemte e rinj, kandidate për deputetë si Grisejda Myslimi, Anxhela Shenaj dhe Dikens Bushaj, fitorja e LSI-së në Vlorë do jetë e thellë. E drejtuar nga Monika Kryemadhi, LSI, do jetë zëri i rinisë dhe shqiptarëve të cilët duan ndryshim me 25 prill”, thuhet në shkrimin e porozitur, në të cilin s’përmendet në asnjë rast drejtuesi i listës së këtij Qarku, Luan Rama.

Po sot, Petrit Vasili ka vijuar fushatën kundër Luan Ramës, duke bërë thirrje që të votohen veç vajzat në listën e LSI-së.

“Vendosmeria e pastertia e vajzave te Vlores Grisejda Myslimit dhe Anxhela Shenaj do ti thyeje ne mes mafiozin e Astirit Afrim Qendro dhe batakçiun e diskredituar Damian Gjiknuri qe vetem kane plaçkitur e vjedhur popullin.

Vlora e ka vendosur do te votoje vetem vajzat e saja”, shkruan Vasili, ndërsa pozon me dy kandidatet e LSI-së.

Share215Tweet134
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In