• Kontakt
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas vendimit të DASH, Berisha i fryn zjarrit të protestave: Shton presionet ndaj Bashës dhe mobilizon ish-deputetët

18/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Pas vendimit të DASH, Berisha i fryn zjarrit të protestave: Shton presionet ndaj Bashës dhe mobilizon ish-deputetët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur person “non grata” ka vënë në lëvizje ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit duke e ditur se përmes lobimeve dhe gjyqit në Francë nuk do të triumfojë dot mbi amerikanët, ka filluar t’i fryjë zjarrit të protestave. Fillimisht pas shpalljes “non grata” nga DASH, Berisha nisi sulmet ndaj Edi Ramës, Sorosit dhe SHBA, duke i akuzuar si pjesë e një konspiracioni ndërkombëtar, për shkak se sipas tij, kishte manifestuar qëllime patriotike në mbrojtje të hapësirës shqiptare në Ballkan.

Ndërkohë ditët e fundit ish-kryeministri ka shfaqur ambicien për t’u rikthyer në krye të PD, teksa në llogarinë e tij në “Facebook” hedh foto nga koha kur ka qenë kreu i Partisë Demokratike dhe momente nga protestat antiqeveritare.

Përmes këtyre presioneve në rritje ndaj liderit demokrat, Lulzim Basha se do i marrë PD-në dhe kërcënimeve të vazhdueshme për destabilitet, Berisha duket sikur kërkon një garanci për t’i shpëtuar ndëshkimit të amerikanëve dhe SPAK-ut.

Berisha i fryn zjarrit të protestave

Por mundësia për të fituar gjyqin ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken thuajse është zero, kështu që ish-kryeministri Sali Berisha po i fryn zjarrit të protestave dhe po i mëshon rikthimit në krye të Partisë Demokratike, me shpresën se do të jetë person i paprekshëm.

Vetë Berisha herë pas here ka bërë thirrje për revolta, ndërsa krah tij janë rreshtuar edhe ish-deputetët demokratë, të cilët gjithashtu kërkojnë që qytetarët të ngrihen në protesta kundër qeverisë “Rama”. Sinjali më i freskët ka ndodhur dje, ku ish-kryeministri Berisha ka postuar një foto, teksa shihet që është në mes të protestuesve.

“Flet vetë! Sb”, shkruan Berisha, krah fotosh në llogarinë e tij në “Facebook”. Mirëpo mes komenteve të shumta të qytetarëve, rra në sy fakti se ka edhe ish-deputetë demokratë që mbështesin kauzën e Berishës. Njëra prej tyre është ish-deputetja Albina Deda, e cila shkruan se pajtohet me Berishën dhe se sipas saj, ka ardhur koha që qytetarët të dalin në revolta kundër qeverisë “Rama”. “Ti mbushim sheshet doktor! Përballë një opozite të bashkuar dhe të vendosur Edvini numëron orët”, shkruan ish-deputetja demokrate, Albina Deda.

Megjithatë, zonja Deda nuk është e vetmja, pasi thirrje për protesta ka bërë edhe ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja. Ky i fundit pak ditë më parë postoi një reagim të fortë në rrjetet sociale, ndërsa mes të tjerash shkruante se diktatorët rrëzohen në shesh përmes protestave. “Diktaturat rrëzohen në shesh! Do rri dhe unë, në qofshin me mijëra. Dhe me njëqind qëndroj, më fort se sa Shila; Në qëndrofshin dhjetë, do jem i dhjeti; Dhe një në qëndroftë, do jem i vetmi”, shkruan Sakja.

Pra, përveçse po i fryn zjarrit të protestave, ish-kryeministri Berisha duket se po mobilizon edhe njerëzit e vet, të cilët janë rreshtuar krah tij dhe mbështesin kauzën e tij. Kjo do të thotë se ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të rikthehet në krye të Partisë Demokratike dhe çojë vendin drejt protestave, pasi ka frikë nga burgu pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili në 19 maj e shpalli person “non grata”.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In