• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas ikje së tij fizikisht “litarin e ka lënë jashtë” për këtë vend dhe ne do ta kemi nëpërkëmb për shumë kohë! Avokat tregon çfarë e pret Sali Berishën dhe goditjen e madhe që do të marrë: Po shkoi në Parlament, do shtojë zullumet e vetes!

05/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Pas ikje së tij fizikisht “litarin e ka lënë jashtë” për këtë vend dhe ne do ta kemi nëpërkëmb për shumë kohë! Avokat tregon çfarë e pret Sali Berishën dhe goditjen e madhe që do të marrë: Po shkoi në Parlament, do shtojë zullumet e vetes!
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hyrja e Sali Berishës në parlamentin e ri për avokatin Idajet Beqiri do të ishte mbyllja edhe më e turpshme e karrierës së tij, pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA. Beqiri tha se ligji i dekriminalizmit e ndalon Berishën të hyjë në parlament, por nëse ai shkon në Kuvend, atëherë thjeshtë do të shtojë zullumet e vetes.

Duke e cilësuar si figurën më negative të politikës shqiptare në 30 vite, Beqiri tha për Report Tv se fatkeqësia me rastin e Berishës është se edhe pas ikje së tij fizikisht ai do të lërë pas për shumë kohë shembullin e keq përmes bashkëpunëtorëve të tij. Kjo shprehet Beqiri do të bëjë që ‘stilin Berisha ta kemi gjatë nëpër këmbë’.

“Problemi i politikës në 30 vite ka pasur një figurë tepër negative duke deformuar shtetin dhe institucionet e këtij vendi. Fakti që rrëzoi shtetin dhe e katandisi në 1997 ku kryetari i shtetit nuk kishte më asgjë në kontroll. Një person i tillë shumë negativë në drejtimin e vendit ka pasur edhe influencë dhe potencë dhe ka mësuar bashkëpunëtorët e tij dhe ata që i qëndronin pranë.

Madje frika ime është se edhe pasi Berisha nuk do të jetë fare fizikisht, ‘litarin e ka lënë jashtë’ për këtë vend dhe ne do ta kemi nëpërkëmb Berishën për shumë kohë. Në aspektin politik në minimumin moral duhet të jepte dorëheqjen, ndërsa kështu po i shton edhe më shumë zullumet vetes. Nuk ka më lart se DASH që të ka goditur, përderisa je ‘non grata’ nuk mund të lulëzosh më. Duhet të dish të tërhiqesh me dinjitet dhe për atë forcë politike që thua se ke kontribuar që më së shumti ka qenë negativ duhet ta lësh të lirë të veprojë dhe të dëgjojë zërin e arsyes.

Shqipëria nuk duhet të mbahet me peng, boll është mbajtur për 30 vite. Berisha këtë gjë mesa duket nuk po e bën dhe kjo është në dëmin e tij. Ligji për dekriminalizmin thotë se kur je i dëbuar nga një vend i BE ose SHBA, Kanada dhe Australia qoftë për vepra penale apo për sigurinë kombëtar, atëherë ti nuk mund të jesh deputet në parlament. Nëse je ‘non grata’ do të thotë je i dëbuar, nuk hyn dot më atje”, tha Beqiri.

Situatë politike avokati Beqiri e shikon pozitive në të ardhëm, larg konfliktit dhe egërsisë që e ka karakterizuar në këto 30 vite. Beqiri tha se njerëzit janë të lodhur nga politika konfliktuale e Berishës ku thotë “o budallenj jam Sali Berisha unë”. Për Beqirin, shqiptarët duan bashkëpunim dhe çlirim të mendjes intelektuale në Kuvend.

“Ky kuvend i Shqipërisë dhe vetë opozita më vonë do të veprojnë ndryshe nga sa kanë vepruar në këto 30 vite. Ka ardhur koha që shqiptarët nuk e durojnë dot më politikën e forcës dhe egërsisë apo atë politikën “o budallenj unë jam Sali Berisha”. Ata e urrejnë atë polikë dhe kërkojnë paqe dhe çlirim të mendjes intelektuale të këtij vendi për të çuar para punët e mëdha. Pres që politika shqiptare do të pësojë një transformim për mirë”, tha ai.

Share223Tweet139
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In