• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Parlamenti miraton amnistinë për të burgosurit, lirohen nga qelitë 175 të dënuar: Ja kategoritë që përfitojnë ulje dënimi

31/01/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Parlamenti miraton amnistinë për të burgosurit, lirohen nga qelitë 175 të dënuar: Ja kategoritë që përfitojnë ulje dënimi
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ditën e djeshme me 102 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim ligjin për amnistinë që liron nga qelia 175 të burgosur. Por pavarësisht të gjitha debateve të shkaktuara për miratimin e këtij ligji, janë specifikuar kategoritë që do të përfitojnë. Nga amnistia përfitojnë të gjithë të dënuarit që deri në datë 31 dhjetor të vitit të kaluar janë dënuar me vendim të formës së prerë.

Përfitojnë burrat të dënuar deri në 2 vite dhe në moshën mbi 60 vjeç, që llogaritet se janë 150 në total, 23 gra dhe 2 të mitur, ndërsa 29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit. Opozita në Kuvend kërkoi zgjerimin e kategorive që përfitojnë, por dy propozimet e deputetit Myslim Murrizi u rrëzuan nga shumica socialiste. Murrizi kërkoi që të lirohen të gjithë burrat që janë dënuar apo janë në proces për vepra që dënohen deri në 2 vite dhe 3 vite për gratë. Gjithashtu ai kërkoi që të falen të gjitha gratë që janë në burg, por shumica i rrëzoi amendamentet me shumicë të votave.

Reagon Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj propozoi edhe njëherë kategoritë që përfitojnë liri nga burgjet nga amnistia. Gjatë fjalës së saj nga foltorja e Kuvendit, Gjonaj deklaroi se do të përjashtohen nga amnistia përsëritësit e veprave penale, duke shtuar se gratë dhe të miturit kanë rënë viktima të veprave penale për të cilat janë dënuar.

“Vlen të theksohet se kjo aministi është vlerësuar katërcipërisht. Nga kjo amnisti përfitojnë të gjithë ata që për shkak të veprës penale dhe shkallës së ulët të rrezikshmërisë janë përjashtuar nga dënimi. Të vetëdijshëm që gratë dhe të miturit janë jo rrallë herë viktima të veprave penale, ky projektligj ka parashikuar lehtësi të ndryshme për gratë dhe të miturit. Nga kjo amnisti do të përfitojnë të gjithë gratë dhe fëmijët për të cilët ka një vendim të formës së prerë deri në 31 dhjetor. Do të amnistohen të gjithë burrat me burgim me një vendim të formës së presë, të cilëve u ka mbetur pa vuajtur një dënim deri në 2 vjet. Njëkohësisht do amnistohen ata që kanë qenë 18 ose nën 18 vjeç. Kjo amnisti është ndryshe nga amnistitë e tjera. Nuk do të përfitojnë ripërtëritësit e veprave penale të kategorisë burra”, tha ajo.

Më tej Gjonaj shtoi në fjalën e saj se Ministria e Drejtësisë nuk do të ndalojë punën e saj dhe do të kontribuojë në integrimin e grave dhe të miturve që do lënë qelitë, në jetën sociale. “Një nga këto vepra që ka sjellë jo pak ngjarje është futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara. Kjo vepër penale është futur për herë të parë në amnisti. Ministria e Drejtësisë nuk mund të ndalojë punën e kësaj këtu. Ajo do të asistojë gratë dhe të miturit për t’u integruar në jetën sociale. Kjo amnisti nuk i përfshin ata që janë në ndjekje penale”, u shpreh Gjonaj.

Reagon Manja

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit se numri i të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia është 175, duke shtuar se Parlamenti do të shikojë edhe mundësinë për të miratuar një tjetër amnisti. “Sot janë 5351 të dënuar dhe paraburgosur. 2632 që janë të dënuar me formë të prerë do të përfitojnë. Përfitojnë të gjithë dënuarit deri që deri 31 dhjetor që kanë vendim të formës së prerë. Janë 175 të dënuar që përfitojnë, 150 meshkuj, lirohen 23 gra dhe 2 të mitur. 29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit. Parlamenti pse jo në rast se e gjykon të arsyeshme në një moment të caktuar për shkak të mbingarkesës që është në duart e prokurorisë ta rishohë mundësinë e një amnistie tjetër. Por sot ky është vullneti”, tha Manja.

Share216Tweet135


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kin Jaku Shiroka, grimieri i Teatrit “Migjeni”, “gjermani” më i mirëinterpretuar i kinematografisë shqiptare

Kin Jaku Shiroka, grimieri i Teatrit “Migjeni”, “gjermani” më i mirëinterpretuar i kinematografisë shqiptare

18/06/2025
Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In