• Kontakt
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Parisi i Avni Rustemit dhe Sali Berishës

23/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Parisi i Avni Rustemit dhe Sali Berishës
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata e Sali Berishës se do ta hidhte në gjyq (në Paris !) sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken shkaktoi sa habi por edhe po aq të qeshura. Ish – presidenti i vendit e spjegoi këtë vendim me faktin se atij tani i është ndaluar hyrja në Amerikë, prandaj ka zgjedhur Parisin si qytetin ku do të vëjë në vend dinjitetin e tij !

Pyetja që i vetes bëri çdo shqiptar kur dëgjoi këtë vendim ishte nëse Berisha ishte serioz në këtë deklaratë apo ajo ishte thjesht një shashkë tymi për të mbajtur të mobilizuara trupat dhe militantët e tij ?!

E vërteta është se Berisha ka lidhje të vjetra me Parisin. Së pari, atë në « qytetin e dritave » e dërgoi për specializim pasuniversitar ai regjim të cilit Berisha i shërbeu në fillim me aq devotshmëri, dhe po të cilin më vonë e kafshoi me po aq egërsi.

Ecejaket e Berishës ndërmjet Parisit dhe Tiranës vazhduan me rregullsi edhe më vonë, në kohên kur ai kujdesej për shëndetin e udhëheqësve të lartë të Byrosë Politike të Partisë sê Punës.

Dhe pa dyshim ai krijoi atje edhe lidhje dhe njohje jo të pakta.

Ndërsa Berisha e njohu Parisin me « rrënjê e me degë », shqiptarët në kohën e diktaturës e njihnin atë veçse nga romanet e Balzakut apo edhe nga disa filma francezë që shfaqeshin aso kohe në kinematë e kryeqytetit.

Por banorët e vendit të shqipeve i lidhte me « La ville lumiere » edhe një ngjarje historike tepër e veçantë. Për të cilin flitej gjërë e gjatë edhe në librat e historisë dhe ishin shkruajtur deri edhe novela dhe dokumentarë.

Parisi ishte kryeqyteti ku patrioti i shquar Avni Rustemi qëlloi për vdekje një keqbërës të kombit, Esat Pashë Toptanin ! Veprimi i tij heroik dhe vetmohues bëri bujë të padëgjuar në kohën e Zogut, por ai veprim u hymnizua dhe u ngrit në piedestalin e historisë sidomos gjatë regjimit komunist.

Dhe gjykata franceze e asaj kohe e gjëndur para presionit të shtypit dhe intelektualëve të shquar francezë u tregua « clément-e », e butë, me heroin shqiptar.

Ngjarja me Sali Berishën paraqitet krejt ndryshe. Deputeti prej më shumë se 30 vitesh i kuvendit të Shqipërisë, do të paraqitet para drejtësisë franceze për të vënë në vend, siç ka theksuar vetë, nderin e tij !

Po a është kompetente drejtësia franceze për të shqyrtuar një aferë ndërmjet një politikani shqiptar, qoftë ky edhe me rëndësi me ministrin e jashtëm të Amerikës ?! Dhe më kryesorja : përse duhet që Franca të përfshihet në njê « mesele » me të cilën nuk e lidh gjë fare ?!

Prandaj shanset që një gjyq i tillë të mbahet janë pothuajse afër zeros. Dhe pavarësisht nga retorika dhe tonet e tij të ngritura deklarata e zotit Berisha është veçse një stuhi në gotë.

Nuk ka asnjë çudi që njê ditë të bukur ai të deklarojë me po aq bindje dhe pathos se ai e tërheq padinë ndaj zotit Blinken veçse për të ruajtura të paprekura marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro – amerikane !

Pra një lloj sakrifice personale dhe vetmohimi sublim për të mirën e kombit shqiptar !

Por ajo që e bën më të trishtueshme gjithë këtë histori pehlivanësh është se njeriu që i pati të gjitha shanset të mbetej i gdhendur dhe i përjetshëm në Panteonin e lavdisë shqiptare, krah për krah me Isa Boletinin, Ismail Qemalin, Çerçiz Topullin, Avni Rustemin apo Adem Jasharin do të zvarritet sot a nesër para gjykatave franceze si një njeri tejet i rëndomtë. Që si një keqbërës i zakonshëm do të detyrohet të mbrojë veten nga akuzat që ka ngritur kundër tij kryediplomati i superfuqisë botërore. Dhe aq më shumë mikja dhe mbështetësja e paepur e kombit shqiptar !

Sali Berisha do të përpiqet të bindë gjykatësit francezë se ai nuk i ka bërë keq vendit të tij. Nuk e ka shkatërruar, vjedhur dhe grabitur. Se nuk ka vrarë qytetarë të pafajshëm në mes të bulevardit. Se nuk ka kërcënuar gazetarë, nuk ka djegur media të pavarura dhe se në kohën kur ai ka sunduar nuk janë zhdukur pa lënë gjurmë kundërshtarë politikë ! Se ai nuk e ka penguar drejtësinë dhe nuk e ka shpërdoruar demokracinë për përfitime personale, familjare etj. etj.

Fundi i trishtuar i dikujt që 30 vjet më parë ngërthente në personin e tij shpresat më të mëdha për prosperitet dhe demokraci të një kombi të tërë.

Kjo është për të qarë me llahi, siç thonë nga jugu i Shqipërisë.

Por lotët të thahen menjëherë kur kujton ata mijëra të vrarë apo të mbytur gjatë vitit të tmerrshëm 1997. Pasojë e drejtpërdrejtë e një keq-qeverisjeje uluritëse, e papërgjegjshme dhe e paaftë deri në kulm.

Apo kur kujton të vrarët në bulevard, apo Remzi Hoxhën. Apo ata që u hodhën në erë në Gërdec, nga ku djali i tij fitonte miliona. Etj. etj.

Historia është plot me paradokse.

Kryeqyteti i Francës ka parë dhe provuar shumë. Ka parë një mbret si Luigji i 16-të para të cilit përkuleshin të gjithë, t’i pritej koka në gijotinë.

Ndofta do të kujtojë edhe një gjyq të mbajtur dikur ndaj një patrioti që vrau për të mbrojtur Shqipërinë nga një sharlatan që donte të shiste trojet e saj dhe do të shohë sot a nesër një ish president, ish kryeministër, ish komunist që dëshiron të mbrojë veten nga diçka që nuk mund të mbrohet!

Përgatitur për “Tema” nga Viron Gjymshana

Share211Tweet132
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In