• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Paratë ruse apo turku Alptekin në lobim?! Me çfarë statusi po negocion Basha me vendet që kanë porositur shumë vaksina tepricat t’i sjellin në Shqipëri!

18/12/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Paratë ruse apo turku Alptekin në lobim?! Me çfarë statusi po negocion Basha me vendet që kanë porositur shumë vaksina tepricat t’i sjellin në Shqipëri!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lulzim Basha ka deklaruar se është në negociata me drejtues të PPE mbi ecurinë e negociatave për sigurimin e vaksinës për Shqipërinë.

Basha deklaroi se ditën e sotme ka shkëmbyer një bashkëbisedim me komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi pikërisht për këtë çështje.

Ai shtoi se në sajë të negociatave synon që të arrihet një dakordësi mes Shqipërisë dhe vendeve që kanë porositur doza më të mëdha vaksine në raport me nevojën e tyre, për t’i sjellë ato teprica në Shqipëri para mbërritjes së porosisë nga vendi jonë.

Ai akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se ka shkuar në Nju Jork për të bërë një udhëtim luksi.

“Edhe në këtë situatë duhet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë para t’i dalë përpara të keqes. Kjo është arsyeja pse më shumë prej dy javësh, edhe sot shkëmbeva një bisedë me Varhelyi për çështjen e vaksinës. Këtu kryeministri bëri udhëtim luksi në Nju Jork sikur po shkon të marrë domate.

PD është pjesë e PPE dhe kjo më jep mundësin të flas me disa nga udhëheqësit e Europës dhe pjesëtar të PE me të cilët fola para dy javësh për të kërkuar të bëjnë gjithçka të ndihmojnë Shqipërinë.

Ato vende që kanë bërë një porosi më të madhe se sa i duhet të kemi mundësinë ta sjellim në Shqipëri për personelin shëndetësor dhe shkallë pas shkalle të gjithë sipas protokollit të OBSH”, u shpreh Basha.

Mbetet mister se me ke po lobon Lulzim Basha per sjelljen e vaksines ne Shqiperi, perpos nje kerkese zyrtare te derguar PPE-ve, qe eshte nje organizem i partive te djathta europiane dhe s’kane lidhje me vaksinen.

Nderkohe qe burimet brenda PD flasin me shqetesim per rivendosjen e kontakteve me ruset qe financuan lobimin ne SHBA permes kompanise lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ dhe pagesat mund te behen serish nga kompania guacke “Biniatta Trade LP”.

Basha ka kohe qe nuk ka marre para nga qeveria e Rames dhe dhe me sa duket ka vendosur t’i futet biznesit faramaceutike dhe tregtimit te vaksinave, duke shqetesuar demokratet qe i frikesohen problemeve ne prag te zgjedhjeve.

Nderkohe qe ne “loje” mbetet dhe turku Kamil Ekim Alptekin, shoku më i ngushtë aktualisht në botë i Lulzim Bashës, pronar i kompanisë “Inovo BV” e themeluar në Hollandë, në 8 gusht 2005, në javën që Lulzim Basha e kishte marrë vesh emërimin e tij të parë si Ministër Transportesh në Shqipëri.

Ai ishte një shok shkolle i ngushtë i Lulzim Bashës në Utrecht, por edhe pse ishte zhvendosur në Turqi, çuditërisht kompaninë e konsulencës për biznes dhe lobim e hapi në Hollandë. Aty afër ishte ende shtëpia e Lulzim Bashës.

Në Shtator të vitit 2014, Lulzim Basha ishte dëshmitar i dasmës së tij në një nga resortet turistike të njohur në Suada.

Biznesmeni Alptekin festoi atje martesën e tij me gruan Nigar Talibzade si dhe ditëlindjen e fëmijëve binjake. Çifti, që ishte martuar një vit më parë, rinovoi martesën e tyre me pjesëmarrjen e miqve të ngushtë , ndër të cilët në krye ishte Lulzim Basha.

Çifti sipas gazetës turke Sabah, së pari i pranoi dhuratat që sollën për fëmijët binjak, dhe pastaj martesa vazhdoi në kompleksin e pishinave.

Interesante është fakti, që edhe pse Alptekin ka pasur një jetë shumë aktive në Turqi deri si eminencë gri e Erdoganit, edhe pse ka krijuar plot OJQ , kompaninë e tij në Hollandë, e ka përdorur për të nënshkruar një kontratë me Michael Flynn, një javë pas grushtit të shtetit në Turqi, me qëllim që të përhapte opinione negative kundër Gulenit dhe pastaj të rrëmbenin atë forcërisht për ta çuar në Turqi.

Fillimisht ai i ka paguar gjysmë milionë dollarë, por kontrata referuar shtypit amerikan shkonte në 15 milionë dollar, nëse do të realizohej rrëmbimi.

Pikerisht tek mbeshtetja e Erdogan i ka mbeshtetur shpresat me sa duket dhe Basha, por qe i duhet te rivalizoje me Edi Ramen, qe eshte me avangarde ne menyre te drejteperdrejte ne marredheniet me “Sulltanin” turk. Por Basha shpreson te miku i tij Alptekin.

Share199Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In