• Kontakt
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Paraardhësin e tij e shpalli “non grata”: Meta pret ambasadorin ri të OSBE dhe i “jep porosi” si Baba Likja… të bëjë kujdes me zgjedhjet

19/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Paraardhësin e tij e shpalli “non grata”: Meta pret ambasadorin ri të OSBE dhe i “jep porosi” si Baba Likja… të bëjë kujdes me zgjedhjet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta ka pasur dje një sërë takimesh të rëndësishme dhe në fund të tyre nuk munguan mesazhet në drejtim të mazhorancës. Kreu i shtetit e ka nisur ditën me një takim me ambasadorin ri të OSBE, Vincenzo Del Monaco.

Duhet theksuar se paraardhësin e tij Meta e shpalli “non garata”, ndërsa dhe zotit Del Monaco i dha disa porosi. “Pata kënaqësinë të prisja në një takim Kryetarin e ri të Pranisë së OSBE-së, Ambasadorin Vincenzo Del Monaco dhe t’i uroja suksese me rastin e fillimit të mandatit të tij në Shqipëri.

Vlerësova rëndësinë e OSBE-së për Shqipërinë, si Organizata e parë shumëpalëshe në të cilën aderuam pas rënies së komunizmit, si dhe kontributin ndër vite të saj, në drejtim të forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tonë.

Theksova se Prania e OSBE-së duhet të luajë një rol më të rëndësishëm në mbështetje të reformave strategjike në kuadër të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, veçanërisht në fushën e zgjedhjeve, demokracisë, sundimit të ligjit, forcimit të institucioneve të pavarura, respektimit të të drejtave të njeriut dhe luftës kundër krimit e korrupsionit”, tha Meta në rrjetet sociale.

Më pas ai pati një takim me disa të rinj të sapodiplomuar. Meta e ka shfrytëzuar këtë takim për t’i dërguar mesazhe qeverisë që të mos lejojë largimin e të rinjve. “Shumë i lumtur të prisja sot në Presidencë një grup të rinjsh profesionistë, të diplomuar me rezultate maksimale, në Shqipëri dhe universitete prestigjoze të botës, të cilët nuk e kanë braktisur Atdheun, duke vijuar të japin kontributet e tyre në fusha të ndryshme.

Ndamë shumë ide të vyera mbi objektivat që duhen ndjekur për mbështetjen e të rinjve, veçanërisht për krijimin e të gjitha hapësirave, që iu garantojnë mundësi punësimi dhe karriere, në bazë të meritokracisë, si e vetmja mundësi për të frenuar edhe plagën e madhe sociale, shpopullimin.

Shqipëria pa të rinj, është si shtëpia pa fëmijë. Ndaj u angazhova para tyre, sikundër para çdo të reje dhe të riu të këtij vendi, që do të bëj gjithçka për t’i mbështetur në realizimin e ëndrrave të tyre dhe rikthimit të shpresës për të ndërtuar këtu të ardhmen europiane. Referendumi i 25 prillit 2021 është rruga më e sigurtë për të realizuar këtë objektiv të përbashkët”, tha Meta.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In