• Kontakt
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pandemia shtyn afatet e vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik: Komisioni i Sigurisë miraton aktin normativ

07/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Pandemia shtyn afatet e vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik: Komisioni i Sigurisë miraton aktin normativ
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria shqiptare duket e vendosur për të parandaluar përhapjen e pandemisë së Covid-19. Ditën e djeshme Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka shqyrtuar aktin normativ për një shtesë në ligjin për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë, ndërsa zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda e pranishme në mbledhje online theksoi se urgjenca për kalimin e këtij ligji qëndron në urgjencën që po kalon vendi në lidhje me pandeminë nga COVID-19.

Në këtë kontekst, zonja Voda u shpreh e bindur se shtyrja e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik, sipas saj, shmang grumbullimet dhe ndikon në zbatimin e masave anti-Covid-19. “Siç e kemi parë është një epidemi, vala e së cilës vazhdon, mosha të prekura janë zakonisht mosha të treta, kjo mendoj se ishte një arsye urgjente për të sjellë këtë draftligj në formën e Aktit Normativ pranë Kuvendit të Shqipërisë.

fakt në zbatim të vendimit të sipërpërmendur për të shmangur grumbullimet e shtetasve për marrjen e shërbimeve në sportelet e zyrave të aplikimit për karta identiteti, atëherë kjo ishte dhe arsyeja që ne menduam që të shtymë afatin për të gjithë ata që u skadon brenda vitit 2020. Mendojmë se shmangia e grumbullimeve, radhëve apo dhe flukseve në fakt është patjetër një masë mbrojtëse që shkon në favor të situatës të krijuar nga epidemia.

Unë mendoj se ky parashikim është një masë parandaluese mbrojtëse, por kryesisht për të ruajtur moshat e treta ata që janë më të prekur, që e kanë më të vështirë të lëvizin dhe për këtë arsye unë mendoj se ky projektligj, ky Akt Normativ do të ketë efekte në popullatën e vendit tonë. Kështu në thelb ky është qëllimi i këtij projektligji”, deklaroi Voda.

Më tej, komisioni vijoi me shqyrtimin e projektligjit: “Për një ndryshim në ligjin nr.46/2018 “Për kontrollin shtetëror ndërkombëtar të transferimeve të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”. I ftuar për të bërë një përmbledhje shpjeguese të përmbajtjes së projektaktit dhe arsyet që çuan në propozimin për ndryshime në ligj, ishte zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

“Në kuadër të reformave dhe të lehtësimit të aplikimit të operatorëve ekonomikë për marrjen e licencave/autorizimeve dhe certifikatave që lëshohen nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, si dhe duke eliminuar sa më shumë kontaktet midis punonjësve të administratës dhe subjekteve aplikuese, këto ndryshime bëhen për të eliminuar pengesat ligjore për aplikimin on-line, nëpërmjet krijimit ose përdorimit të platformave ekzistuese”, deklaroi Koçi.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Sot aktori korçar Marko Bitraku do të  festonte 75 vjetorin e lindjes

Sot aktori korçar Marko Bitraku do të festonte 75 vjetorin e lindjes

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In