• Kontakt
Friday, January 30, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pamje eskluzive, në kulmin e tensioneve për kufijtë detare Flota Shqiptare kryen stërvitje në detin Jon

30/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Pamje eskluzive, në kulmin e tensioneve për kufijtë detare Flota Shqiptare kryen stërvitje në detin Jon
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa ndodhemi në brigjet e Karaburunit, grupi i xhirimit të Top Story pikas disa momente të veçanta. Anijet e Flotës Ushtarake Shqiptare kanë dalë në patrullim. Është interesante të shohësh anijet kryesore të flotës të dalin në patrullim në këtë periudhë tensionesh për kufijtë detarë.

Kishte kohë që mungonte kjo lloj stërvitje që përfshin thuajse të gjithë kapacitetet e flotës shqiptare. Ky mesazh mobilizimi duket diçka krejt legjitime në këto kohë tensionesh, edhe pse, flota shqiptare duket larg së qenit dinjitoze.

Vladimir Beja-“Sot pamë një stërvitje që nuk më mallëngjeu por më zgjoi shpresën që Shqipëria do ketë flotë dinjitoze. Pamë stërvitje të lehtë të 5 anijeve, unë e kuptoj formacionin, bëjnë mirë flota që patrullon. Deti shqiptar është pasuri e shtetit shqiptar”.

Aty në breg, janë ende gjurmët e fortifikimit të kufijve gjatë regjimit komunist. Një numër kaq të madh bunkerësh dhe stacionesh zjarri artilerie është e rrallë ta gjesh diku tjetër.

Vladimir Beja-“Kam shërbyer 13 vite 6 muaj në Sazan, ku 8 vite kam qenë komandant I grupit anijeve të mbrojtjes detit territorial. Vetëm në Sazan kishim 12 karro-silurues dhe 6 anije, do ti quaja moderne për kohën që mbikqyrnin detin territorial. kktu ku jemi do shihni mbeturinat e një baterie të fuqishme që hidhte predhën barabartë me 12 milje detare”.

Gjatë regjimit komunist, Shqipëria kishte përcaktuar me ligj 15 milje det territorial, që ishte kontestuar nga Shtetet e Bashkuara. Në vitet 1983-1986 disa fregata amerikane kishin matur pulsin e regjimit të kohës duke lundruar paralel me brigjet shqiptare, në largësi prej 12.5 miljesh.

Ksenofon Krisafi-“U shkel statusi i ujrave territorial në atë rripin prej 3 miljesh, dhe unë kam qenë punonjës i Ministrisë së Jashtme, dhe jemi informuar që ca do bëjmë? S’do bënim marrëzira të godisnim një anije, fregatë amerikane”.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In