• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Paguhen 20 milionë lekë/muaj”! Përparim Kabo shpërthen ndaj gazetarëve: Mos u përpiqni të fshiheni! Çfarë keni bërë që paguheni sa presidenti i SHBA-ve?

24/12/2021
in Aktualitet
A A
“Paguhen 20 milionë lekë/muaj”! Përparim Kabo shpërthen ndaj gazetarëve: Mos u përpiqni të fshiheni! Çfarë keni bërë që paguheni sa presidenti i SHBA-ve?
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Profesor Përparim Kabo ka komentuar databazën e rrogave që është bërë publike prej më shumë se 24 orë. I ashpër ai tregohet dhe me ata gazetarë që referuar të dhënave kanë dalë me paga mbi 18- dhe 20 milionë lekë në muaj.

“E kuptoni tani miq pse bilbilosin çdo mbremje neper studio televizive keta me paga disa milioneshe”, shkruan ndër të tjera Kabo. Sipas tij, lista e pagave ka zhbërë sistemin e ngritur në 30 vite, dhe sidomos në 20 vitet e fundit ku gjithçka ka marrë tatëpjetën.

Shkruan profesor Përparim Kabo

Mos u perpiqni te fshiheni ju Pasunorët që keni helmuar ndërgjegjen e njerëzve…

Ajo liste pagash qe qarkullon on line po i heq masken sistemit te ngritur tash 30 vite por në veçanti keta 20 vitet e fundit ku gjithçka ka marrë tatëpjeten…Të irrituar se u shkel privatesia juaj….dhe keni kërcyer një bojë njeriu….vazhdoni ndiqeni juridikisht ….

Edhe Wikileaksi beri buje Julian Assange u burgos…por bota mori vesh shume te verteta. Ju pasunorët tane pse keni frike nga historia juaj, pagat qe ju merrni jane pjese e saj….Ato nuk mund te fshihen sa kohe qe ju keni disa lloj veturash, keni shtepi në qytet, keni vila në fshat, keni edhe në bregdet.

Ju me djersën e ballit i keni bere ato sepse merni paga te larta…apo jo?! Në fund të vitit edhe po qete ne sektorin privat beni deklarim te te ardhurave tek Tatimet….Pra shteti ua di “dhëmbë dhe dhëballët”-por tani me kete publikim ua mori vesh edhe publiku i gjere.

Ju nuk doni sepse jeni hequr të varfer, me pasuri qe u kane ardhur nga bashkeshortet e shkatheta, apo nga pleqtë, nga kursimet e vjehrave, nga ndonje dhurate apo hedhjeparesh ne dasma….!

Por pa le te ndalemi më konkretisht…Nëse nje gazetar merr 20 milion te vjetra në muaj apo 18 milion….kjo eshte page dhe ai paguan detyrimin fiskal mbi te ardhurat, apo atje perfshihen dhe fitime qe lidhen me transaksionin e reklamave pra behet fjale per nje e ardhur nga dividenti.

Nese eshte kjo e dyta, atehere e ardhura i shkon institucionit psh Televizionit ku ti punon dhe ai ndanë dividentin nese je ortak atje dhe jo i punesuar si rrogetar…Por çfare ndodh, ti je atje si gazetar drejtor lajmesh apo editorialist…gjen kompanine e reklamave dhe parate qe merr i ndane me pronarin, pastaj pjesa qe mbetet e merr ti dhe e emerton si page….

Nese ben keshtu ti nuk paguan detyrim per fitimin por vetem detyrim mbi te ardhurat….Po çfare keni bere ju more mediatare qe te paguheni në vit sa presidenti i SHBA-ve?

Asgje, ju vetem keni kap llogoren per te mbrojtur njeren pale politike, kunder pales tjeter, e gjithe kjo sjellje vetem me baze interesi , duke perfituar makuterisht në kurriz te interesit publik…Ju e keni shperdoruar publikun dy here, heren e pare si pasunorë perball varferise ekonomike te popullit, dhe heren e dyte si sherbetore te parase galopante dhe jo interesit publik te shoqerise. Pra jeni edhe ju pushteti i parase asgje me shume…

Pash në kete listë se si në nje kompani fasonerie pagat e te gjitha niveleve 300 mije lekë te vjeter…nje abuzim i hapur per te mos derdhur sigurimet shoqerore. Po si ka mundesi qe edhe punetorja e kesaj fasonerie te marri kete rroge, dhe pergjgjesia dhe ekonomisti apo dhe administratori…Ti shtet ku i ke syte, Inspektoriati Shteteror i Punes çfare ka bere deri më tani, po tatimet?

Kontrolli i te ardhurave dhe detyrimet lidhen me raportet qe krijohen me politikat fiskale dhe me nivelin e jeteses dhe sigurimin e te ardhurave ne buxhetin e shtetit…Ende tek ne flitet spekullativisht per pagen mininale dhe jo per minimumin jetik, i cili nuk matet vetem me pagen por edhe me faktore te tjere te tregut, si çmimet, inflacioni, deflacioni, kreditimi dhe lloji parase në kreditim per shkak te fluktacionit të parase…

Nëse në keta 30 vite populli u varferua dhe mbi 40 % eshte per mbijetese dhe nje pjese u pasurua deri ne hedonizem, kjo gjendje lidhet me krimin ekonomik, me korrupsionin dhe trafiqet, me abuzimet dhe demtimin e finanncave publike por edhe me bashkepunimin me te gjithe keta faktore….

E kuptoni tani miq pse bilbilosin çdo mbremje neper studio televizive keta me paga disa milioneshe….pse hedhin helm dhe llum balte dhe zift….ja perse , sepse pasi e shiten shpirtin e oponences publike, ata si operatore te tregut u majmen dhe sot qe dolen se sa paguhen po bertasin…na eshte shkelur e drejta…

Po mire more mediatarë kur vidhet pasuria kombetare, prona publike apo pronat e pronareve te ligjshem, ju perse nuk flisni…? Nuk flisni sepse nga ato pasuri dhe para trashen llogaritë tuaja qe mbreme ua mori vesh e gjithe shoqeria…Nuk ka qene aksident as gabim….ajo u be dhe pas saj do shohime dhe abuzimet me kredite, me lejet e profesionit, me koncensionet…sepse kjo gjendje do permbyset….

Ju jeni tashme me deshiren e pasurimit nga ana e gabuar e historise sepse nuk u lidhet dhe nuk i sherbyet demokracise por u lidhet me tregun dhe me operatoret shpesh informalë të tij…Nga dje mbrema askush nuk iu beson më ju….Paraja nuk e blen dot pavdekesine…! Por parate tuaja ju lane tashme edhe pa te verteten…mbetet heronj te genjeshtrave….Tani shkoni në gjykata qe te gjeni shkaktarin qe iu zhveshin ne syte e opinionit publik… /pkabo 23 dhjetor 2021

Share243Tweet152
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In