• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Padia e PD, Xhaçka: Jam e kënaqur që e dërguan në SPAK, mezi pres të sqarohet! Për procedurën e tenderit, mund të pyesin Bashën

30/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Padia e PD, Xhaçka: Jam e kënaqur që e dërguan në SPAK, mezi pres të sqarohet! Për procedurën e tenderit, mund të pyesin Bashën
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, reagoi për akuzat e opozitës mbi tenderin e ushqimeve të Rezervave të Shtetit, duke thënë në emisionin “Real Story”, në News24, se tenderi i është dhënë një kompanie që zotërohet nga shqiptarë. Duke u ndalur te padia e PD për këtë çështje, ministrja theksoi se është e lumtur që çështja tashmë ndodhet në SPAK dhe se pret me padurim që drejtësia të zbardhë të vërtetën.

Pjesë nga intervista:

Akuzat e opozitës për tenderin e ushqimeve, pse iu dha një kompanie, e cila nuk merrej me tregtinë ushqimore?

Xhaçka: Nuk është e vërtetë që kompania merrej me kompjutera, por është filial i një grupi kompanish të zotëruar nga shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, që merren edhe me marketing, tregtinë e mallrave të ndryshme.

Kompania ka vërtetuar përmes faturave të viteve të fundit që ka tejkaluar kërkesat ligjore për të bërë ofertë për këtë prokurim.

Ministri nuk është asnjëherë specialist i prokurimeve, por si institucion nën akuzë, di të them se asnjë nga akuzat e opozitës nuk është e vërtetë.

Jam e kënaqur që ata e kanë çuar çështjen te SPAK, dhe mezi pres ditën që ajo të sqarohet.

Di të them se është procedurë e bërë në mënyrën më rigoroze conform ligjit, siç ka bërë dhe vetë PD, kur ka pasur emergjenca.

Rasti konkret ka qenë 2010, dhe ka qenë vetë Basha që e ka bërë një procedurë të tillë.

Po pse në këtë moment kur u bllokuan kufijtë e merr tenderin një kompani përtej kufijve?

Xhaçka: Është një firmë shqiptare, filial i holdingut maqedonas. Në tregtinë e lirë nuk thotë njeri pse këta e pse ata.

Ne iu kemi bërë kërkesë pesë operatorëve, që nuk arrinin të ofertonin, për arsye se procedura emergjente do të thotë që duhet të përmbushësh kriteret për një kohë të shkurtër.

Kjo kompani ka ofertuar me një çmim më të ulët se çmimet e parakrizës dhe kontrata është lidhur për 850 mijë euro, duke përmbushur dhe kontratën në kohën rekord të kërkuar.

Share207Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In