• Kontakt
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

OSBE del kundër nismës për ndryshimin e sistemit/ Kushti

07/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
OSBE del kundër nismës për ndryshimin e sistemit/ Kushti
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, këshilltari për Reformën Zgjedhore, Florian Hobdari, është shprehur sot në Komisionin e Ligjeve, se diskutimi për ndryshimin e sistemit duhet të nisë të paktën një vit përpara zgjedhjeve parlamentare të radhës.

Hobdari duke iu referuar kërkesës së opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit, në një kohë kur PD dhe LSI janë jashtë parlamentit, tha se ky proces duhet të bëhet në mënyrë sa me transparente dhe në konsensus mes palëve.

Pjesë nga deklarata e Hobdarit:

Shqyrtimi i nismave ligjore në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës përbën padyshim moment shumë të rëndësishëm, veçanërisht kur, siç është edhe rasti i sotëm, me anë të nismës kërkohet ndryshimi i disa elementëve të sistemit zgjedhor që parashikohen në ligjin themelor të vendit.

Duke e vlerësuar fazën e konsultimit publik të kësaj nisme si shumë të rëndësishme, Prezenca e OSBE-së i mirëpret këto seanca dëgjimore që po organizohen në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim grumbullimin e mendimeve të sa më shumë aktorëve të shoqërisë dhe, gjithashtu, e nxit këtë proces këshillimor, si një prej elementëve thelbësorë të transparencës parlamentare.

Së bashku me ftesën në këtë mbledhje, ne u njohëm edhe me projektligjin e depozituar zyrtarisht në Kuvend. Për arsye të rëndësisë të veçantë që ka çështja e ndryshimit të sistemit zgjedhor, ne po i ndjekim me shumë vëmendje diskutimet në lidhje me të. Gjithashtu, po ndjekim nga afër edhe procesin në Kuvend, proces i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës, të bëhet në kohën e duhur dhe të bazohet mbi një analizë që shpjegon përse nevojitet ndryshimi.

Kur diskutohet tema e sistemit zgjedhor, është e shumë e rëndësishme të theksojmë, si gjithmonë, se OSBE-ja nuk ka qëndrim apo preferencë mbi përzgjedhjen e sistemit nga ana e një shteti pjesëmarrës. Kjo është arsyeja që ODIHR-i nuk nxjerr rekomandime në lidhje me ndryshimin apo modifikimin e sistemit. Përzgjedhja e sistemit zgjedhor përbën vendim sovran të çdo shteti, me kusht që sistemi të jetë në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe me standardet e tjera ndërkombëtare – duke garantuar, veçanërisht, respektimin e parimeve themelore të OSBE-së, si: vota universale, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë.

Nëse një shtet pjesëmarrës i OSBE-së vendos të ndryshojë sistemin zgjedhor, ne mund të ofrojmë mbështetje për procesin nëpërmjet të cilit kryen këto ndryshime. Ky proces, sipas të gjitha praktikave më të mira ndërkombëtare dhe të theksuara me forcë nga Këshilli i Evropës duhet të nisë të paktën një vit përpara zgjedhjeve të radhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj se në shtator të viti të shkuar, Prezenca organizoi një konferencë të gjerë, të nivelit të lartë, posaçërisht për këtë temë: për sistemin zgjedhor. Nëse ju do ta gjykoni me dobi për diskutimin tuaj, jemi të gatshëm t’ju vendosim në dispozicion të gjitha materialet e asaj konference – prezantimet nga ana e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, si dhe të gjitha diskutimet e zbardhura.

Gjithashtu, mund të ndajmë me ju disa botime të OSBE-së, kryesisht të ODIHR-it, të cilat mund të konsultohen lidhur me aspekte të ndryshme të sistemeve zgjedhore dhe praktikave mbi procesin e ndryshimit të ligjeve zgjedhore. Në këtë kuadër, ne mund të ofrojmë variantet në gjuhën shqipe të manualeve të ODIHR-it për “Angazhimet ekzistuese për zgjedhjet demokratike në Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së” dhe “Udhëzimet për rishikimin e kuadrit ligjor në lidhje me zgjedhjet”. Dokumentet përmbajnë, gjithashtu, informacione për disa elementë të caktuar të sistemeve, si për shembull për pragjet zgjedhorë.

Po kështu, ne mund të ofrojmë informacione rreth shteteve brenda hapësirës së OSBE-së që përdorin disa kombinime të caktuara, për shembull kombinimin e “listave të hapura” me mundësinë e koalicioneve parazgjedhore.

Nga pikëpamja e rishikimit ligjor, Kuvendi është më se i mirëpritur t’i dërgojë ODIHR-it një kërkesë zyrtare me shkrim për dhënien e komenteve rreth projektligjit – kuptohet, duke marrë parasysh kohën që do t’i duhej ODIHR-it për të dhënë mendimin (kjo mund të luhatet nga pak ditë deri në një javë nga marrja e kërkesës).

Më lejoni ta mbyll fjalën duke theksuar se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e ODIHR-it nëVarshavë, vijon të jetë e gatshme të ofrojë ekspertizë teknike për të gjitha temat që lidhen me zgjedhjet, si dhe për të ndihmuar autoritetet vendase me zbatimin e vendimeve që zgjedhin të marrin.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Sot aktori korçar Marko Bitraku do të  festonte 75 vjetorin e lindjes

Sot aktori korçar Marko Bitraku do të festonte 75 vjetorin e lindjes

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In