• Kontakt
Monday, September 21, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Opozita mund ta kontestojë në Kushtetuese Albin Kurtin si Kryeministër të Kosovës: Ka dy rrugë për t’u ndjekur

16/02/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Albin Kurtit i ndalohet kandidimi në zgjedhje, Kushtetuesja: Kush është dënuar 3 vitet e fundit nuk lejohet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendosja e Albin Kurtit si Kryeministër në Kosovë mund të sjell disa probleme. Për shkak të dënimit të tij nga Gjykata Kushtetuese para 3 viteve mund t’ia bëjë më të vështirë vendosjen si kryeministër, si dhe t’i lëjë hapësirë opozitës që ta kontestojnë postin e tij në Kushtetuese.

Drejtori i organizatës joqeveritare “Çohu”, Arton Demhasaj ka thënë për KosovaPress në lidhje me këtë gjë nuk ka një ligjë të caktuar dhe se Kurti nuk mund të kufizohet si Kryeministër. Sipas tij opozita ka dy rrugë për të ndjekur, ku e para është që të ankimojnë Kurtin në Kushtetuese apo ta përdorin këtë gjë në Kuvend duke e cilësuar si të dënuar.

“Nuk ka ligj për qeverinë, i cili tregon specifikat e caktuara se çka duhet dhe çka jo për të qenë kandidat për kryeministër. Rrjedhimisht prej kësaj nuk ka ndonjë lidhje logjike ndërmjet asaj se çka kërkohet me qenë kandidat për kryeministër, e çka jo.

Për me qenë kandidat për deputet kemi Ligjin për Zgjedhje që i ka përcaktuar disa parime, e njëri nga ta ka qenë që nuk mundesh të jesh i dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm në tri vjetët e fundit. Kjo është shumë e paqartë si procedurë dhe mbetet të shihet, pasi Kurti të dekretohet për kryeministër nga ana e presidentes.

Mbetet të shihet si do të veprojnë partitë opozitare, a do të ankimojnë këtë në Gjykatën Kushtetuese, apo do t’ia përdorin në Kuvend me i thënë që t’i ke dënim dhe je kryeministër.

Të dy këto alternativa janë të mundshme. Por më e mundshme mund të jetë kontestimi në Gjykatën Kushtetuese, për faktin se aktvendimi i Kushtetueses kur flet për pamundësinë e kandidaturës nëse je me aktgjykim në tre vjetët e fundit flet se nuk mund të marrësh as mandat të vlefshëm në Kuvend.

Kjo mbetet të shihet nëse bëhet kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të sqarohet se a konsiderohet se marrja e mandatit të vlefshëm është kur si kryeministër merr mandatin e vlefshëm përmes votës në Kuvend”, ka thënë Demhasaj.

Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë për KosovaPress, se as Kushtetuta dhe as vendimi i fundit i kushtetueses nuk mund ta ndalojnw Kurtin që të bëhet Kryeministër.

“Kushtetua dhe legjislacioni në fuqi, dhe as vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk paraqet asnjë kufizim për pozitën e kryeministrit. Rrjedhimisht, edhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kriteret që duhen plotësuar për të qenë kandidat për deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk flasin për kriteret që duhen plotësuar nga ana e kryeministrit të Kosovës. Andaj në këtë aspekt ne konsiderojmë se nuk ka asnjë kufizim për zotëri Kurtin që i njëjti të marrë pozitën e kryeministrit”, u shpreh ajo.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi gjithashtu thotë se vendimi i Kushtetueses është i përgjithshëm, por nuk percakton nëse personat e dënuar 3 vite me parë nuk mund të jenë deputet apo me një mandat tjetër që rrjedh nga Kuvendi.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk flet për çështjen e kryeministrit apo pozitave të tjera qeveritare. Përderisa sa i përket kandidatëve për deputet ka një normë ligjore që ndalon kandidimin e personave që kanë probleme me ligjin, norma të kësaj natyre nuk ekzistojnë në raport me pozitën e kryeministrit dhe pozitave të tjera qeveritare.

Në anën tjetër, vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese përcakton se personat e dënuar në tri vjetët e fundit nuk mund të jenë kandidat për deputet e as të fitojnë mandat të vlefshëm nga Kuvendi.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në këtë rast nuk e sqaron se në rastin konkret a kemi të bëjmë me mandat të deputetit apo ndonjë mandat tjetër që rrjedhë nga Kuvendi, siç është rasti i kryeministrit dhe pozitave të tjera qeveritare.

Nëse eventualisht ky rast do të jetë objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit do të duhej të sqaronte këtë pjesë të diapozitivit të aktgjykimit të saj”, tha Shala.

Share201Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In