• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Olsian Çela shkund Policinë Gjyqësore: Ristrukturim dhe kontroll punës për të gjithë OPGJ-të, hapen dosjet për çdo emër

16/06/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Olsian Çela shkund Policinë Gjyqësore: Ristrukturim dhe kontroll punës për të gjithë OPGJ-të, hapen dosjet për çdo emër
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeprokurori Olsian Çela ka vendosur të ristrukturojë Policinë Gjyqësore. Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë peshën më të madhe në procesin hetimor. Ata kanë në dorë provat, përgjimet dhe dëshmitarët. Por jo të pakta janë rastet e parregullsive nga ana e tyre.

E për këtë arsye kreu i Prokurorisë, Olsian Çela ka vendosur të bëjë ristrukturim të OPGJ-ve në 12 prokurori të vendit. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka urdhëruar ristrukturimin e Policisë Gjyqësore përmes ndryshimit të organikës së oficerëve. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, nisur nga problemet e konstatuara gjatë analizave vjetore,

Prokurori i Përgjithshëm ka urdhëruar ristrukturimin e Policisë Gjyqësore përmes ndryshimit të organikës së oficerëve të policisë. “Prokurori i Përgjithshëm Z.Olsian Çela nisur nga problemet e konstatuara gjatë analizave vjetore mbi ngarkesën në punë të prokurorëve dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Kërkesave të ardhura nga disa prokurori për shtim të numrit të OPGJ, si dhe analiza statistikore e të dhënave që lidhen me shpërndarjen e ngarkesës si dhe raportin mes numrit të prokurorëve dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore në çdo prokurori, me synimin për të siguruar një funksionim normal të prokurorive të rretheve gjyqësore, bazuar në nenet 20 dhe 38 të ligjit nr.97/2016 “ Për funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” ka urdhëruar ristrukturimin e policisë gjyqësore, përmes ndryshimit të organikës së oficerëve të policisë gjyqësore pranë 12 Prokurorive të Juridiksionit të Përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e dhënë për mediat.

Hapen dosjet

Në vijim, në njoftim thuhet se Prokurori i Përgjithshëm për të kontrolluar veprimtarinë e oficerëve të Policisë Gjyqësore, ka urdhëruar ushtrimin e kontrollit mbi treguesit e punës hetimore në veprimtarinë e oficerëve të Policisë Gjyqësore. Sipas PP, rekomandimet e mundshme në përfundim të kontrollit, synojnë përmirësimin e treguesve në veprimtarinë e oficerëve të Policisë Gjyqësore.

“Në vijim Prokurori i Përgjithshëm për të kontrolluar veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore, në zbatimin e ligjit penal, procedurial dhe udhëzimeve të Prokurorit të Përgjithshëm për periudhën 1 janar 2019 deri në 31 dhjetor 2019 dhe ato të mbartura nga viti 2018, ka urdhëruar ushtrimin e kontrollit mbi treguesit e punës hetimore në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore të Seksionit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë me ngarkesën më të madhe, asaj pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Rekomandimet e mundshme në përfundim të kontrollit, synojnë përmirësimin e treguesve në veprimtarinë e oficerëve të policisë gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë për mediat.

Prioritetet e Çelës në krye të prokurorisë

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në kohën kur kandidonte për këtë post, paraqiti një vizion të ri për drejtësinë ku bëri me dije edhe prioritetet e tij për vitin 2020, nëse do të ishte në krye të Prokurorisë. Çela u shpreh asokohe se Prokuroria e Përgjithshme do të synojë realizimin e një projekti që do të ketë si objektiv rritjen e eficencës në çështjet që lidhen me pastrimin e produkteve penale.

“Prioritare do të jetë ndërtimi i një sistemi të monitorimit të çështjeve që lidhen me zbatimin e ligjshmërisë, pavarësinë dhe transparencën, të drejtave të subjekteve të procedimit penal etj, dhe ndërtimi i mekanizmave të komunikimit me KLP dhe ILD. Prokuroria e Përgjithshme do të synojë realizimin e një projekti që do të ketë si objektiv rritjen e eficencës në çështjet që lidhen me pastrimin e produkteve penale”, ka deklaruar Çela./Sot/ARBJONA ÇIBUKU

Share202Tweet125

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In