• Kontakt
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Nuk vë më baste për datën”! Kryeministri Rama e thotë troç në sy të Presidentes së KE-së: Kjo gjë nuk varet më nga ne, por nga një shtet që gdhihet me inate!

28/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Nuk vë më baste për datën”! Kryeministri Rama e thotë troç në sy të Presidentes së KE-së: Kjo gjë nuk varet më nga ne, por nga një shtet që gdhihet me inate!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, u shpreh sërish se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk varet më prej tyre.

Rama theksoi se vendimi për mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare po mbahet peng nga një shtet i tretë, që ka inate me një shtet që është në pritje për t’u anëtarësuar, duke nënkuptuar këtu Maqedoninë e Veriut. Rama nënvizoi se detyra e Shqipërisë tanimë është që të presë me qetësi dhe të vijojë përpara me punët e mira.

“Presidentja e tha dhe më parë dhe e përsëriti që ka objektiv që para përfundimit të vitit të kryhet më në fund konferenca e parë ndërqeveritare ku Shqipëria të fillojë formalisht negociatat për anëtarësim. Sa më takon mua, e kam thënë dhe më parë dhe e përsëris, nuk vë bast më për asnjë datë, për asnjë afat dhe pres me qetësinë e plotë si në rastin kur ndodh dhe rastin kur nuk ndodh. Jemi përgatitur disa herë për dasmë dhe krushqit nuk janë paraqitur.

Ne do bëjmë me vepra deklaratat e dashurisë, se kur ndodh dasma e kanë në dorë krushqit, është e qartë, ne kemi në dorë të bëjmë punën tonë dhe punën tonë e bëjmë jo sepse na imponon Brukseli, Parisi apo Evropa e Bashkuar, por sepse na imponon e ardhmja e fëmijëve tanë. Jemi me fat që gjendemi në qendër të Evropës.

Është bekim për fëmijët tanë që rriten në mes të këtij kontinenti dhe një mur na ndan nga hapësira më e mirë që është BE. Ky është fati ynë, bekimi ynë dhe do të vijojmë të shfrytëzojmë dijen e BE, eksperiencën e saj, mbështetjen e BE, përmes procesit.

Më pas, hapen nuk hapen, mbyllen nuk mbyllen konferencat dhe kapitujt kjo është çështje e BE, më saktë s’është e komisionit, por e këshillit, më saktë s’është e këshillit, por një anëtari të BE, që gdhihet me inat me një tjetër dhe merr peng e një të tretë e kështu me radhë vazhdon kjo histori. Komisioni Evropian, mendojnë që Shqipëria e ka bërë detyrën e vet në raport me BE, në raport me vetveten dhe të ardhmen kemi shumë gjëra për të bërë e nuk duhet të humbasim durimin e shpresën, por duhet të vazhdojmë përpara”, tha Rama.

Share206Tweet129
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In