• Kontakt
Friday, September 25, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nuk u procedua për shkollimin e fëmijëve, SPAK ankimon vendimin që çoi ish-Kryeprokurorin Llalla në gjyq, ja detajet

22/12/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Nuk u procedua për shkollimin e fëmijëve, SPAK ankimon vendimin që çoi ish-Kryeprokurorin Llalla në gjyq, ja detajet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Telashet për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla duket se nuk kanë të sosur.

Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar një sërë pasurish të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Por gazeta ka mësuar se Prokuroria e Posaçme ka ankimuar në Apel vendimin që çoi në gjykim dosjen me të pandehur ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Kështu, burime pranë SPAK konfirmuan se kundërshtimi nuk është për dërgimin e dosjes në gjyq, por vetëm për pikën e vendimit mbi një prej shpenzimeve të hetuara të ish-Kryeprokurorit. Sipas burimeve, bëhet fjalë për mosdeklarimin e saktë nga Llalla të shpenzimeve për shkollimin e një prej fëmijëve, për të cilën ai ka marrë gjobë nga ILDKP.

Më konkretisht në lidhje me këtë rast, gjykata ka vlerësuar se derisa ka marrë një gjobë, Llalla sipas saj, nuk mund të procedohej penalisht për këtë moment. Mirëpo në këtë linjë mendimi nuk janë prokurorët e SPAK, të cilët i janë drejtuar Apelit të Posaçëm për të kundërshtuar qëndrimin e gjyqtares paraprake. Po si qëndron e vërteta për mbi shkollimin e fëmijëve të kryeprokurorit Llalla? Sipas SPAK, fëmijët e Llallës kanë ndjekur studimet në shkollën ndërkombëtare të Bremenit në vitet 2016-2017 dhe 2017-2018.

“Pagesa për të dy vitet shkollore në shumën 45 mijë euro është depozituar në llogarinë e shkollës nga gjermania Sabine Jaekel Meyer, këtë shumë ia ka dhënë Adriatik Llalla me qëllim transferimin për llogarinë e shkollës nëpërmjet llogarisë bankare”, citohet në letërporosinë që iu dërgua në atë kohë autoriteteve gjermane. Ndërkohë prokuroria e ka akuzuar Llallën edhe për deklarim të rremë.

Kjo pasi në vitin e fundit të drejtimit të detyrës si Prokuror i Përgjithshëm bashkëshortja e Llallës sipas dosjes, lidh një kontratë qiraje me gjermanët Nortbert dhe Gabriele Ochmann. Kontrata lidhet me afat njëvjeçar me qira mujore në shumën 1175 euro. Shuma vjetore e qerasë 14.100 euro si dhe shuma garanci prej 3525 euro. Sipas prokurorisë kjo shumë u pagua cash nga Adriana Llalla në çastin e lidhjes së kontratës.

Por cash ka paguar edhe Adriatik Llalla që teksa drejtonte organin qendror të akuzës shtyn kontratën e qirasë në 2 maj 2017 të lidhur mes palëve. Prokurorët dyshojnë se edhe në këtë rast ish-Prokurori i Përgjithshëm ka kryer fshehje dhe deklarim të rremë, pasi pas largimit nga detyra ai ka deklaruar shpenzime për pagesën e qerasë në shumën 7050 euro gjatë korrik dhjetor 2017, por nuk ka deklaruar shpenzimet e tjera për pagesën e qirasë nga janari deri në qershor që u parapagua personalisht prej tij në datën 2 maj.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In