• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nuk u mjaftuat me 4 viktima z. Rama?

27/06/2021
in Aktualitet, Blog, Kryesore
A A
Nuk u mjaftuat me 4 viktima z. Rama?
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala

Ndodhin në të gjithë botën të tilla ngjarje, patjetër që ndodhin, edhe pse ndjesia e trishtimit që kalon tek çdokush që u përball me lajmin është e madhe, kur mendon se 4 pjesëtarë të një familje, përfshirë 2 të mitur, u shuan në aksident nga marrëzia e një “pirati rruge”, kopje e shëmtuar e shumë të çmendurve të tjerë, që lirinë e çmendurisë së tyre e kanë fituar nga moszbatimi i ligjit, në të gjithë hallkat e tij.

Ndoshta nuk është as faji i ligjit, por i babait, që llastoi djalin me para e ku i mori koka erë, e hodhi në erë të gjithë jetën e të ardhmen që kishte përpara. Ndoshta nuk është as faji i babait por i djalit, që të gjithë e thërrasin vrasës, se shpejtësia u mori jetën 4 njerëzve të pafajshëm nga vozitja jashtë normave të mjetit të tij.

Por askush nuk pyeti veten, nëse djali nuk do kishte goditur makinën përballë tyre, a mund të ishin 3 të rinjtë brenda “Audit”, viktimat e shpejtësisë dhe jo vrasësit që i anatemojmë të gjithë? Dikush do të përgjigjej me të drejtë, kokat hëngshin! Por unë besoj se është përgjigje emocionale lidhur me rrethanat e ngjarjes, e në fakt, më besoni se do të ndodhte e kundërta, sepse do ishim po ne ata që do pikëlloheshim edhe për jetën e këtyre djemve të rinj.

Nëse të tilla ngjarje ndodhin në të gjithë botën, të tillë baballarë ka në të gjithë botën, të tillë djem vozisin me shpejtësi në të gjithë botën, e makina super të shpejta ka në të gjithë botën… a ka ndonjë gjë që e rregullon këtë sistem “shpejtësi e çmenduri”? Unë mendoj ligji, i barabartë për të gjithë!

– Një shembull mjaft i mirë që na japin vendet perëndimore është e rregulluar me ligj, që një djal i ri nuk mund të vozis një makinë super të shpejtë. Bazuar mbi moshën e vozitësit të mjetit përcaktohen dhe fuqitë motorike të mjetit. E nëse mjeti super i shpejtë jepet në përdorim nga babai që e zotëron atë, atëherë dhe babai i papërgjegjshëm bashkë me të birin do të përgjigjen përpara ligjit.

– Një mënyrë tjetër është vendosja e radarëve dhe kamerave në të gjithë segmentet e rrugës ku është i mundur tejkalimi i shpejtësisë, e si në çdo vend të qytetëruar të europës gjoba të shkon me postë në shtëpi. Për shkelje të rënda e të përsëritura të Kodit Rrugor, të merren masa të tjera, deri në heqjen e lejes së drejtimit, përgjithmonë. Nuk është aspak efektive, që sa herë ndodhin të tilla aksidente të rënda, policia merr urdhër të dal e gjitha në rrugë të marrë masa për abuzuesit e ligjit, e pas 3 ditësh të harrohet gjithçka, a thua se asgjë s’ka ndodhur.

– Një mënyrë tjetër, model që e zbatojnë vendet perëndimore është rritja e vlerës së sigurimeve të automjeteve për personat që shkaktojnë aksidente apo dhe kryejnë shkelje të shpeshta të Kodit Rrugor. Pra një person që shkel disa herë Kodin Rrugor, të paguaj siguracion makinë 10 herë më të lartë se të tjerët, për sa kohë është burim aksidentesh në rrugë.

Në fakt ne heshtëm disa orë zoti Kryeministër, për të mos ju paragjykuar, e për t’iu dhënë kohë ju të gjenit një zgjidhje për ne dhe familjet tona, të cilëve u rrezikohet jeta çdo ditë në rrugë prej “djalit, babait, makinës apo sistemit me ligje që nuk zbatohen”. Ju lamë kohë të gjenit një justifikim e të dilnit e të na e thonit, sikur për të na treguar se ju e keni në merak këtë punë, pra jetët tona, femijëve tanë, fëmijëve tuaj. Nuk ju kërkojmë të mbani krahë, as për të na treguar dhembshuri për viktimat, as për të na treguar me gisht fajtorët… por ju kërkojmë të na jepni zgjidhje.

Ju as denjuat të dilnit për ndonjë deklaratë, as ministri juaj se prishi rehatinë, as një drejtorë policie, por u mjaftuat me faktin se në këtë vend çudia më e madhe 3 ditë zgjat, e se të tilla ngjarje ndodhin kudo. E deshi fati i keq, me 4 viktima të tjera, që pa u bërë 3 ditë ende, të dilnit e të deklaronit para medias, se nuk ishit mjaftuar me ata fatkeqët e parë, por sot pas 4 të tjerëve, e kush e di se sa pas tyre, ja kishit prishur terezinë e pushimeve ministrit tuaj dhe drejtuesve të rendit, e të lindi nevoja të largoheshe me shpejtësi për një takim për ristrukturimin e policisë! Kjo është si për të thënë: Më ka çu halla me la gojën!

Me këtë bilanc viktimash që në nisje të sezonit turistik, sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për nisma konkrete, kërkojnë zgjidhje, që nuk ua jep ristrukturimi i forcave të policisë, por ristrukturimi i ligjit, që ua fut “llapën në grykë” çdo të forti kur del para tij./Ekskluzive.al

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In