• Kontakt
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Nuk më nxjerr dot Petrit Vasili e Moni nga politika”! Nasip Naço zbulon takimin e tij me Edi Ramën para largimit nga LSI

23/03/2021
in Aktualitet, Debat
A A
“Nuk më nxjerr dot Petrit Vasili e Moni nga politika”! Nasip Naço zbulon takimin e tij me Edi Ramën para largimit nga LSI
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për deputet i PS-së në Berat, Nasip Naço ka folur mbrëmjen e djeshme me detaje për largimin e tij nga LSI.

Naço shprehu pakënaqësi të shumta duke deklaruar se LSI u bë vasale e PD-së. Ndërkohë, ai shfaqi edhe pakënaqësi ndaj Kryemadhit.

“Si mund të jem unë, të marr njerëzit në bulevardin kryesor të Tiranës dhe të flasë vetëm Basha dhe Kryemadhi me Vasilin të shohin nga podium. Unë të duartrokas Lulzim Bashën? S’mund të më nxjerrë Petrit Vasili nga politika. Me Metën kam qenë korrekt, ai më ka futur në politikë. LSI u bë vasale e PD-së”, deklaroi Naço.

Pjesë nga biseda:

Nasip Naço: Marrëdhëniet e mia me lidershipin aktual të LSI, nuk ishin aq të mira. Mua më është kërkuar nga kryesia e vogël e LSI, që unë të ikja nga qarku i Beratit, drejt qarkut të Durrësit. Më është kërkuar në mënyrë paksa jo të natyrshme nga lidershipi që të zëvendësoja zotin Koka. Momentet e para nuk ka qenë e lehtë për mua, pastaj sigurisht që unë kam vite ne politikë, duke u marrë me strukturat, duke u përgatitur me zgjedhjet e vitit 2021.

Kërkesat kanë qenë të panatyrshme. Më kërkonin të merrja një numër mandatesh, po t’ua them edhe ju do të qeshni. Mbas punës në terren më kishin ardhur sinjale që edhe kërkesat për Beratin ishin më shumë se sa mundësitë e realizimit. Duke qenë në terren, shoh që ishin prezantuar dy kandidatë në qarkun e Beratit. Nuk më thirrët të më komunikonin diçka. Askujt nuk i jam lutur, çfarë kam arritur. Nga ky moment unë i jam drejtuar profesionit tim.

Rakipi: Kur ua kanë sjellë videon? Sa kohë pas videos keni kontaktuar me Ramën?

Nasip Naco: Unë me zotin Rama jam takuar në ditët e fundit të dhjetorit.

Rakipi: Përpjekja e zotit Rama, ka qenë për të kapur lepurin me qerre… Unë këmbëngul që kjo është një përpjekje shumë e madhe e mazhorancës, që pas Leftër Kokës t’ju merrte edhe ju. Duket që ju përbëni një duet mjaft të fortë me Lefter Kokën.

Nasip Naço: S’ka lidhje me zotin Koka.

Rakipi: Ndodh që kapesh në këtë botë Nasip. Koka ka një histori me inceneratorët. Ai ishte në punë, i duheshe edhe ti.

Nasip Naço: Edhe ju keni qenë në televizione të tjera, ju keni ikur. Kur fillon e mbaron respekti, fillon paranoja. Pa më thirrur të prezantosh të tjerët dhe më e keqja, nuk ke asnjë kandidat që ishin në 2017 në Berat, duke pretenduar që nuk ka rol individi. Partia është e fortë, s’ka pse shqetësohen, nëse unë nuk përbëja ndonjë problem për LSI.

Rakipi: Ju ishit nga njerëzit më të rëndësishëm, në LSI për këtë arsye përbën ngjarje të rëndësishme. Është njëlloj sikur Pandeli Majko të ikë nga PS. Ky përbën lajm dhe për këtë arsye të kam thirrur.

Nasip Naço: Marrëdhëniet e mia me LSI janë ndërprerë… Më thanë një ditë të ikësh nga Durrësit, të kthehesh në Berat, sepse unë nuk dal aty të them filani bën drogë etj.

Rakipi: Duhet të pranojmë një gjë të thjeshtë, që kjo video është ndërtuar dhe dërguar LSI-së. Është e qëllimtë apo jo? Ju keni komunikuar me lidershipin e LSI?

Nasip Naço: Ata kërkonin shumë mandate dhe do të qeshnit. Nuk dua të qëlloj me gurë LSI-në.

Rakipi: Më vjen keq por të gjithë deputetë kërkojnë. Po të mbledhim deputetët që kërkojnë forcat politike, po ti mbledhësh, janë shumë.

Nasip Naço: Nuk ika për shkak të renditjes se mund të ikja edhe për shkak të renditjes.

Share207Tweet129
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot ditëlindja e “Artistit të Popullit” Mihal Popi, pionierit të skenës dhe ekranit shqiptarë

Sot ditëlindja e “Artistit të Popullit” Mihal Popi, pionierit të skenës dhe ekranit shqiptarë

08/11/2026
11 vite pa  regjisorin, aktorin, instrumentistin, “Mjeshtrin e Madh” Fatbardh Smaja

11 vite pa regjisorin, aktorin, instrumentistin, “Mjeshtrin e Madh” Fatbardh Smaja

08/11/2026
Rrema, “Mjeshtër i Madh” i skenës e humorit, por Rrema i vogël me thjeshtësin e tij sot në 76 vjetorin e lindjes

Rrema, “Mjeshtër i Madh” i skenës e humorit, por Rrema i vogël me thjeshtësin e tij sot në 76 vjetorin e lindjes

08/11/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In