• Kontakt
Monday, January 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Njeriu i bllokut 700 mijë euro kërkon luftë antikorrupsion, sfidon amerikanët dhe sulmon SPAK, kërkon përmbysje edhe të qeverisë

11/09/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Njeriu i bllokut 700 mijë euro kërkon luftë antikorrupsion, sfidon amerikanët dhe sulmon SPAK, kërkon përmbysje edhe të qeverisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta ka treguar edhe njëherë se është politikani më anti-amerikan në Shqipëri. Teksa ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim kërkoi dje nga Shkodra që të ndalen presionet ndaj SPAK, presidenti Meta ka sulmuar ditën e djeshme prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.

Kreu i shtetit ka shpërndarë në rrjetet sociale raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit dhe investimet, ndërsa akuzon qeverinë “Rama” për korrupsion. Por ironia është se dikur presidenti Meta ishte personazh kryesor në videon e publikuar nga ish-ministri i LSI, Dritan Prifti, ku fliste për 700 mijë euro korrupsion në dhënien e tenderave, ndërkohë që sot ka marrë flamurin e luftës anti-korrupsion, duke bërë thirrje që të hetohen ligjet klienteliste të qeverisë.

“Në këtë klime mbytëse për investitorët e brendshëm dhe të huaj, kur PPP-të dhe tenderat janë përqendruar vetëm në një grusht oligarkësh, në kushtet e tentativave për amnisti fiskale korruptive, si dhe të mungesës së transparencës në sistemin e prokurimeve, është domosdoshmëri kthimi i ekonomisë në normalitet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

I kam bërë thirrje publike prej muajsh Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste.

Ende nuk kam marrë asnjë përgjigje dhe ende nuk ka asnjë hetim”, deklaroi ai. Pra, kjo deklaratë e bërë nga presidenti Ilir Meta është një sfidë e hapur ndaj amerikanëve që kërkojnë të mos intimidohet SPAK dhe BKH, si dhe një sulm i hapur ndaj prokurorëve të Posaçëm.

Meta bën thirrje për përmbysje të qeverisë

Por thirrjet dhe sulmet e presidentit Ilir Meta nuk ndalen me kaq. Teksa akuzoi qeverinë se ka bërë një duzinë me ligje që bien ndesh me Kushtetutën dhe favorizojnë oligarkët pranë saj, kreu i shtetit iu bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë.

Sipas tij, ka ardhur koha që të përmbyset kjo qeveri dhe qytetarët të marrin në dorë vendin. “Sjell në vëmendje se shumë dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë antikushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh janë rrëzuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato. Procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Është koha që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre”, u shpreh ai.

Më tej, teksa citon raportin e DASH, presidenti Ilir Meta bën përgjegjëse qeverinë që nuk ka thithur investitorë të huaj, për shkak se sipas tij, kryefjala e saj është korrupsioni dhe grabitja e pasurive publike. “Sipas konkluzioneve tronditëse të DASH “investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri.

Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesi. Të drejtat e pronës vazhdojnë të jenë një sfidë sepse titulli i qartë është i vështirë për t’u fituar. Ka pasur raste që individë dyshohet se manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës””, nënvizoi presidenti Ilir Meta./Rigels Seliman

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

Aktori i mirënjohur i humorit Sejfulla Myftari, “Cekja” feston 75 vjetorin e lindjes bashkë me një “mal humoristik” mbi shpinë

25/01/2026
Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

Sot dita e lindjes së “Artistit të Popullit” Skënder Sallaku

25/01/2026
Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

Sot ka ditën e lindjes aktori Arben Imami… Dritë-hijet e një karriere të mbushur me skandale

22/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In