• Kontakt
Friday, September 18, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një zyrtare e lartë pastroi para përmes lidhjeve politike: Ja skema që ndoqi dhe si pushtetarët bashkëpunojnë me krimin, zbardhet raporti

04/05/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Një zyrtare e lartë pastroi para përmes lidhjeve politike: Ja skema që ndoqi dhe si pushtetarët bashkëpunojnë me krimin, zbardhet raporti
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria renditet mes shteteve ku lulëzon pastrimi i parave, por duket se e përfshirë është edhe politika. Drejtoria e Pastrimit të Parave, ka zbuluar gjatë vitit që lamë pas një rast flagrant të përfshirjes së një zyrtareje të lartë shtetërore, e cila falë mbështetjes politike ka tentuar të pastrojë para përmes bashkëshortit.

Në raport nuk jepet emri i zonjës në fjalë, por ajo emërtohet me shkronjën B. Ndërsa bashkëshorti i saj me shkronjën A. Sipas raportit, shtetasi A, bashkëshort i shtetases B, ish-PEP (Person i Ekspozuar Politikisht) në pozicion të lartë drejtues në një institucion publik X, rezultonte të kishte nënshkruar disa kontrata noteriale huaje, në cilësinë e palës huamarrëse me qëllim jo të qartë për sa i përket marrjes dhe përdorimit.

Si huadhënës, shfaqeshin shtetas të njohur për Drejtorinë e Pastrimit të Parave, si të përfshirë në dyshime për pastrim parash. Më tej theksohet se duke lindur dyshime, u kryen verifikime të mëtejshme nga ku rezultoi se shtetasi A, kishte regjistruar një person juridik, që ushtronte veprimtari në fushën e ndërmjetësimit, e emërtuar “DX”.

Shoqëria “DX” më tej lidh një kontratë huaje nëpërmjet së cilës do t’i huazonte vlerën prej 40,000 EUR një shoqërie tjetër “EX”, e cila do të kryente një pagesë në favor të një institucioni publik për një leje të miratuar në favor të shoqërisë. Verifikime të mëtejshme treguan se leja e miratuar, lidhej drejtpërdrejt me interesat pasurore të

shtetasit A. Më tej, shtetasi A, bleu shumicën e kuotave të shoqërisë “EX” (të cilës i kishte dhënë hua, nëpërmjet shoqërisë “DX”), në vlerë 1 milion EUR, duke përforcuar dyshimet për krijimin e një skeme me qëllim humbjen e gjurmëve lidhur me përfituesit fundorë të lejes, mënyrës së grumbullimit të fondeve dhe arsyet e huadhënieve në favor të një subjekti, të cilit i mungonte eksperienca e duhur në sipërmarrjen e iniciuar rishtazi.

Kjo bazuar në: Krijimin e një veprimtarie ekonomike në një fushë që nuk përputhej me profilin e mëparshëm të individit; Investimi në një shoqëri të dytë, e cila më herët kishte përfituar nga një leje e dhënë nga një Ent Publik; Origjina e huazuar e fondeve nga subjekte me profil të dyshimtë dhe përdorimi për investimet e kryera në biznes; Lidhja familjare me një ish-person të lidhur politikisht.

Drejtoria e Pastrimit të Parave informon se në fund u krijua dyshimi se bëhet fjalë për një skemë të pastrimit të parave dhe informacioni është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit.

Lidhjet me krimin

DPPPP në raport ka zbuluar dhe për lidhje të politikës me krimin. Një shtetas, i identifikuar me shkronjën A, i njohur për organet ligj zbatuese për përfshirjen në veprimtari kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe për lidhjet e tij me persona me precedentë kriminalë rezulton të jetë larguar nga Republika e Shqipërisë duke jetuar prej vitesh jashtë vendit. Nga të dhënat e DPPPP rezultoi se shtetasi A, kishte kryer investime të konsiderueshme në pasuri të

paluajtshme. Ai kishte caktuar shtetasin B, të vepronte si përfaqësues me prokurë në Shqipëri, për shitjen e pasurive të tij të paluajtshme dhe më pas kalimin e fondeve. Ndër vite si blerës për pasuritë e zotëruara nga shtetasi A, shfaqeshin shtetas të ndryshëm, ndërkohë nga një analizë e thelluar për rastin u vu re se në vitin 2019, si blerës rezultonin dy shtetas të huaj E dhe F, të

cilët fillimisht u dukën si blerës rastësorë, pa një lidhje midis tyre, të cilët nuk mund të kishin dijeni efektive rreth profilit të palës shitëse. Nga verifikimet e mëtejshme të kryera rezultoi se shtetasit E dhe F, menjëherë pas blerjes së pasurisë nga shtetasi A, i rishitën këto pasuri. Me të ardhurat e fituara, shlyenin detyrimet ndaj shitësit A. Vlera e katër prej pronave të shitura kalonte vlerën 3 milionë EUR. Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS, shtetasit E dhe F rezultonin me lëvizje të përbashkëta. Nga media publike, shtetasit e huaj shfaqeshin si biznesmen të njohur dhe me dyshime për lidhjet e tyre politike. Edhe kjo dosje i ka kaluar prokurorisë.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

“Artisti i Popullit” aktori Reshat Arbana feston 86 vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe pleqëri të mbarë!

17/09/2026
Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In