• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një vit pas konferencës së donatorëve, flasin BE dhe UNDP: Monitorojmë vazhdimisht planin! Gjithçka e rindërtuar do jetë më cilësore

19/02/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Një vit pas konferencës së donatorëve, flasin BE dhe UNDP: Monitorojmë vazhdimisht planin! Gjithçka e rindërtuar do jetë më cilësore
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të transparencës dhe mbikëqyrjes, zyrtarë të UNDP dhe nga delegacioni i BE ishin në zonat e rindërtimit për të parë ecurinë e punimeve që financohen me fondet e BE.

Ndërkohë është kujtuar se një vit më parë është bërë konferenca e donatorëve ku shumë vende i erdhën në ndihmë Shqipërisë për të përballuar pasojat e tërmetit. Në lidhje me këtë ka folur Andrea Vera Marcon, shef sektori në Delegacionin e Bashkimit Europian, i cili tha se BE po vazhdon intensivisht punën për ndërtimin e shkollave të premtuara.

Sakaq, ai vuri në dukje se, synimi i projektit të mbështetur nga BE është që çdo shkollë dhe çdo banesë e rindërtuar do të jetë më mirë se më parë dhe e bazuar në standardet europiane. “Një rëndësi shumë e madhe i është kushtuar fortësisë që këto objekte të reja duhet të kenë, duke u përshtatur me standardet e Unionit Europian. Këto objekte të reja janë sinjale shpresë për fëmijët dhe banorët e këtij komuniteti.

Të rindërtojmë më mirë dhe të ndërtojmë bashkë, këto janë dy parimet që po ndiqen në procesin e ringritjes së godinave arsimore në zonat që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në zonat e Durrësit dhe Krujës “BE për shkollat” është një program, i cili financohet nga Bashkimi Europian për të ndihmuar procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Falë këtij projekti do ndërtohen dhe rikonstruktohen 58 objekte arsimore në 11 bashki”, u shpreh ai.

Sakaq ai shtoi se, BE dhe UNDP po monitorojnë vazhdimisht projektin për t’u siguruar që çdo që po ecën sipas planit, duke pasur në fokus transparencën. “Programi është i monitoruar në 4 mënyra. Fillimisht UNDP, si implementuese e projektit ka vetë mënyrat e saj të monitorimit. Së dyti BE monitoron implementimin e programit, duke vizituar vendet ku po ndërtohet. Së treti BE monitoron përmes audituesve të jashtëm, të cilët vijnë dhe shikojnë aspekte të zhvillimit të projekteve.

Një mënyrë tjetër shumë e rëndësishme është edhe përmes portalit të transparencës, në të cilin të gjithë mund të futen dhe të verifikojnë ecurinë e projekteve”, tha Andrea Vera Marcon. Ndërsa përfaqësuesi i UNDP, Nuno Queiros, u shpreh se, standardi i ri me të cilin këto kopshte dhe shkolla po ndërtohen nga fondet e BE shërbejnë edhe si modele për mënyrën se si duhet të jenë për shkollat në Shqipëri.

“Të rindërtojmë më mirë është një moto që na shtyn neve t’i ringremë këto shkolla më të mira se sa ishin më parë. Ka të bëjë me ndërtimin e shkollave me standardet e duhura sipas eurokodeve për mbrojtjen sizmike. Ka të bëjë edhe më benefitet si interneti, ashensorët për personat me aftësi të kufizuara, laboratorë dhe shumë aspekte të tjera”, u shpreh ai.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In