Mbushet një vit që është ndarë nga jeta aktori i njohur Naun Shundi — një emër i dashur për skenën dhe ekranin shqiptar.
Me një karrierë të gjatë dhe të përkushtuar, ai solli jetë dhe shpirt në dhjetëra role, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në artin shqiptar.
Nauni do të kujtohet për zërin e tij karakteristik, për praninë e tij të veçantë dhe për pasionin me të cilin i dha frymë çdo personazhi që interpretoi.
Një aktor që nuk luante rol — por e jetonte atë
Naun Shundi, lindi në Tiranë në vitin 1959. Diplomohet si regjisor në Shkollën e Mesme të Kulturës në vitit 1977, e më pas diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve, sot Universiteti i Arteve për aktor. Emërohet aktor në Teatrin Popullor në 1983, dhe më pas transferohet si regjisor në Pallatin e Kulturës ‘Dardani’ në Bajram Curri. Rikthehet në 1986 në Teatrin Kombëtar.
Nga viti 1993 deri në vitin 2000 ka qenë pedagog i mjeshtrisë së aktorit, regjizurës dhe fjalës artistike në degën e regjisë në Akademinë e Arteve.
Në vitin 1195 bën specializim për regji pranë Teatrit Kombëtar të Bukureshtit dhe Katedrës së regjisë në Akademinë e Teatrit të Filmit në Bukuresht. Ai ka realizuar mbi 95 role, prej të cilëve permendim, ‘Përballë vetes’, ‘Cezari’, ‘Natë me hënë’, ‘Ezopi’, ‘Zbutja e kryeneces’, ‘Drejt Perëndimit’. U nda nga jeta me 28 gusht 2025









