• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një raport që i ngjan epikrizës së Ilir Metës

30/03/2021
in Aktualitet, Kryesore
A A
Një raport që i ngjan epikrizës së Ilir Metës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Një raport i ekipit lokal të Transparencë Internacional dhe një OJQ-je tjetër lokale në Shqipëri, ka bërë një vëzhgim mbi shumë fenomene të kapjes së shtetit prej vtit 2008 e deri më sot në Shqipëri, i cili do t’ia vlente të përgëzohej, sikur të bënte kujdes të verifikonte faktet dhe jo të konspektonte fjalimet e Ilir Metës për disa zhvillime të fundit, që kanë të bëjnë me disa ligje që nuk janë të miratuara dhe disa procedura që nuk janë kryer ashtu siç i përshkruan Ilir Meta në fjalime dhe autorët në raport .

Fjala vjen, raporti thekson se ligji për median audiovizive është bërë pa konsultimin e publikut. Në fakt, iniciativa për ligjin e medieve audiovizve nga qeveria, u kritikua aq shumë nga publiku, pas disa ballafaqimesh, sa përfundoi në Komisionin e Venecias. Dhe pas kësaj, qeveria është tërhequr fare nga ai ligj dhe nuk ka iniciativë të re për të.

Pra raporti flet për një projektligj që nuk ekziston më as si projekt, por meqë një prej ushtarëve të Ilir Metës që është autor i raportit, i duhet doemos, e “ka ngjallur nga varri për ta rivrarë”.

Do të mjaftonte kaq, për të hedhur poshtë gjithë punën e lodhshme që kanë bërë për të analizuar kapjen e shtetit, prej 2008.

Më tej akoma, raporti thekson se Aeroporti i Vlorës, është bërë pa garë dhe pa konsultim publik. Problemi i Aeroportit të Vlorës është nëse duhet ose jo, sa i përket efiçencës ekonomike, por fakti që gara u hap dy herë dhe fituesit janë të ndryshëm, tregon jo vetëm që ka pasur garë, por ka pasur dhe lupë mbi fituesin e pare, që u anulua.

Behxhet Pacolli, që është fitues i garës së dytë, e fitoi si oferta më e ulët, por dhe ky duhet të ketë ndonjë problem me Ilir Metën, ndaj e ftojmë t’i bëjë një xhiro me avionin e tij privat.

Që raporti është një qëndrim edhe psikologjik i Ilir Metës, shikohet tek etiketimi i çështjes “CEZ- Gjiknuri”, që lidhet me vitin 2015. Në fakt, në vitin 2015 ka qenë çështja CEZ-DIA, pra CEZ-Ilir Meta, dhe dyshimet e mëdha të Ilir Metës që i shkaktuan krizën e parë psiqike, ishin se pas atij skandali të hapur nga BIRN, qëndronte Damian Gjiknuri.

Ma ka shpjeguar vetë gjatë këtë “komplot të gazetarëve të paguar nga Ambasada amerikane dhe Sorosi”, që donin ta diskretitonin. Ai u sfazua aq shumë nga arrestimi i Kastriot Ismailit, një ish- bashkëpuntor i tij dhe botimi në shtyp i mesazheve të tij me të, ku i kërkonte nga 200 mijë euro, sa donte të prishte qeverinë me Ramën, duke dyshuar se pas gjithë kësaj historie qëndronte Gjiknuri, me porosi të tij.

Aq shumë është traumatizuar nga kjo gjë, sa atij shkruesit të vet tek ky raporti, ja ka paraqitur çështjen CEZ-DIA, që është dosja CEZ-Meta, si çështja CEZ-Gjiknuri. Se në fakt Gjiknuri ishte paranoja e tij.

Pra kur flet për zhvillimet e fundit, raporti duket se ka bërë kujdes të pasqyrojë perceptimin e Ilir Metës për korrupsionin apo kapjen e shtetit, që sikundër të gjithë e dimë, është perceptimi që ka një njeri, që vuan pamundësinë për të bërë pikërisht korrupsion dhe kapje shteti, për shkak të mungesës së pushtetit.

Për shqetësime të tilla Ilir Meta ka plot gazetarë që paguan dhe shkruajnë broçkulla të tilla në median e Tiranës, nuk ka pse çon dëm një raport që duhet të ishte serioz dhe jo të na shfaqte perceptimet e Ilir Metës, herë si kapës shteti, e herë si ëndërrimtar se si mund ta kapte shtetin, po të ishte në vend të Edi Ramës.

Tani vërtet Ilir Meta është i mërzitur për këto çështje, por një raport serioz nuk duhet të reflektojë shëndetin mendor të presidentit, por faktet e vërteta, pasi kështu ngjan më shumë me një epikrizë të Ilir Metës, se sa me një raport.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

Bellucci kundër ndërhyrjeve estetike: Nuk dua të dukem si vajza ime…

29/07/2025
“Sandër mafishja”,  Roland Trebicka  dhe  “Pallatit 176” në memorien e aktorit Ilir Bezhani

“Pallati 176” shfaqet në praninë e aktorëve protagonistë! Aktorët: Tejkaloi parashikimet e të gjithëve!

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In