• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një pyetje e tmerrshme dhe cinike. Por që mund të bëhet shpejt… realiste

06/04/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Një pyetje e tmerrshme dhe cinike. Por që mund të bëhet shpejt… realiste
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sa jemi të gatshëm të shpenzojmë dhe të humbasim në luftën kundër virusit? Sa para, sa vende pune, sa kompani, sa të ardhme, sa perspektivë për gjeneratat e ardhshme, për fëmijët që po i mbajmë mbyllur?

Sa do të jemi në gjendje ta vendosim gjithmonë jetën njerëzore – jetën e çdo qenie njerëzore, të çdo moshe dhe gjendje fizike – para çdo konsiderate që sot na duket cinike, por herët a vonë mund të jetë realiste?

The Economist i ka shtruar këto pyetje shqetësuese, të cilat shpesh dalin në biseda private, në video call, në biseda me miqtë dhe kolegët, por që deri më tani askush nuk kishte pasur guximin t’i shprehte.

“Ne nuk do të vendosim një çmim për jetën e njerëzve”…. Gazeta angleze fillon nga kjo shprehje, pjesë e fjalimit të guvernatorit të New York-ut Andrew Cuomo. Ka prekur bashkëqytetarët e tij dhe botën, por…

Ai tha që një jete njerëzore nuk mund t’i vihet çmimi, që nuk merren në konsideratë shpenzimet kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetëve, që llogaritë do të bëhen më vonë, që çdo person që shtrohet në spital duhet të trajtohet me çdo kusht, etj.

Fjalë të një lideri të guximshëm, por në komentimin e tyre gazeta merr përsipër detyrën e pakëndshme të tregojë hapin e radhës: për sa kohë ky “shkëmbim” do të vazhdojë të jetë i mundur? Deri kur mund të lejojmë të themi se që një jete njerëzore nuk mund ti vihet çmim?

Pyetje të tmerrshme, të rrezikshme. Por jo gjithmonë cinike. Në këtë fazë, për shembull, përcaktimi i “çmimit i një jete” kursen shumë jetë , të paktën në Amerikë.

Fillimisht, Presidenti Trump thoshte se kurimi do të ishte më i keq se sa sëmundja, për shkak të dëmit ekonomik që do të shkaktonte. Pastaj modelet treguan se përhapja e pa kontrolluar e virusit do të vriste një milion njerëz.

Për të shmangur këtë masakër, mjaftoi vendimi për mbylljen e.gjithçkaje me shpenzim rreth 60,000 dollarë për familje.

“Amerika mund të thotë sot se kostoja e mbylljes është tejkaluar nga jetët e shpëtuara” Për të qenë në gjendje ta thoshte, atij i është dashur t’i vinte një çmim mbi një milion jetë njerëzish. Dhe zgjedhja nuk ishte e vështirë .

Por a do të jetë gjithmonë kështu, pyet The Economist. Amerika është një vend i pasur, por “nëse karantimi total në Indi nuk do të mund të ndalojë përhapjen e infeksionit, zgjedhja e tij, në mënyrë tragjike, do të shkojë në një drejtim tjetër”.

Dhe të gjithë së shpejti mund të gjendeshim përballë me dilema të ngjashme.

Për t’u larguar nga kjo situatë, mund të na udhëheqin disa parime. Për shembull, të jesh i vetëdijshëm që secila zgjedhje ka kosto sociale dhe ekonomike , dhe nëse zgjedhja Amerikane deri më tani ka qenë relativisht e lehtë, jo të gjitha do të jenë.

Së dyti, për të ndihmuar ata që paguajnë më shumë, zgjedhjet që ne po bëjmë: ata që kanë humbur punën e tyre, fëmijët që nuk kanë më një vakt jetësor në shkollë.

Dhe të rinjtë, ”mbi të cilët do të bjerë një pjesë e madhe e barrës së sëmundjes, si sot, ashtu edhe në të ardhmen, me gjithë borxhin që do të grumbullohet nga vendet e tyre “.

Së treti, përshtatja. Bilanci kosto-përfitim ndryshon me kalimin e kohës, dhe koha e fituar me karantimin duhet të shërbejë për të na përgatitur për një kthim të virusit. Nëse jo, nuk vlen.

Në fund, ne gjithashtu duhet të jemi të gatshëm për këtë përfundim:

«Ndoshta nuk do të gjejmë vaksina dhe kura në një të ardhme shumë të afërt. Me verën, ekonomitë do të kenë pësuar rënie dyshifrore. Muajt ​​e izolimit do të dëmtojnë kohezionin shoqëror dhe shëndetin mendor “. Në fund, ” kostoja e distancimit mund të kalojë përfitimet .”

Dhe këtë ” askush nuk është akoma gati ta pranojë”.

Share209Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In