• Kontakt
Friday, September 19, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një përgjigjie për Saliun dhe salijaranët nga GJOKA Konstruksion për urën e Vashës

09/08/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Një përgjigjie për Saliun dhe salijaranët nga GJOKA Konstruksion për urën e Vashës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Duke marrë shkas nga përcjellja në disa media e pamjeve video me material spekulues nga territori i projektit të Rrugës së Arbërit, vepra Ura e Vashës, objekt në ndërtim, ku për realizimin e saj është kontraktuar kompania Gjoka, pamje të cilat shoqërohen me tekst që denonconte cilësinë e punimeve dhe ngrinte dyshime mbi standardin e realizimit të veprës, në respekt të së vërtetës dhe të drejtës së informimit të opinionit publik Shoqëria Koncesionare ndjen detyrimin të prononcohet.

Këto sulme apo akuza përbaltëse që hasen rëndom, në mënyrë anonime për shumëçka në mediat sociale dhe si aspak profesionale nuk meritojnë vëmendje, për më tepër pasi është lehtësisht e verifikueshme pavërtetësia e plotë e tyre nga kushdo që nuk pranon të gënjehet.

Mirëpo kur zëdhënës i videos dhe shpërndarës i saj është Sali Berisha, kjo i jep tjetër trajtë materialit, pasi opinioni i gjerë priret të besojë, duke ditur që ai është një ish-kryeministër dhe si i tillë i njeh shumë mirë procedurat koncensionare, detyrimet kontraktuale, auditimin dhe çertifikimin e një vepre publike që nga nisja e punimeve deri në dorëzimin e saj.

Për këtë arsye sqarojmë opinionin publik mbi ecurinë dhe sigurinë e punimeve në një aks me kaq rëndësi dhe kaq shumë të pritur nga banorët e zonës, me përgjegjësi të plotë si vijon:
Muri që shfaqet në pamjet e z.Berisha nuk bën pjesë në strukturat mbajtëse të Urës së Vashës, as edhe të trupit të rrugës para kësaj ure.

Përfundimi i fazës së hapjes së tunelit T5, që ndodhet para Urës së Vashës, kërkoi ndërtimin e këtij muri si strukturë të përkohshme betoni për krijimin e një sheshi “sheshi i lancimit-territor provizor” në dalje të tunelit. Njëkohësisht ky mur i përkohshëm shërbeu dhe për mbrojtjen e jetës së puntorëve nga rënia e gurëve dhe dherave të shesheve ku u ndërtuan 3 bazamente të urës. Çarja që tregohet është e krijuar nga masivët e shkëputur nga faqja e malit, zonë e cila është krejtësisht e shmangur nga aksi i rrugës dhe urës!

Duhet theksuar se aksesimi i shesheve të ndërtimit të Urës së Vashës nga ana e Tiranës ku është muri i përkohshëm, u bë i mundur vetëm pas hapjes së tunelit T5. Vetë bazamentet e urës janë realizuar si struktura rigjide beton-arme mbi pilota të futura rreth 30m në shkëmb të çimentuar. Për ndërtimin e tyre janë realizuar 8500 m3 betone të armuara të Klasit 30/37 Mpa, 1000 ton hekur betoni, 1435 ml pilota b/arme dhe 2000 ton çimentime të shkëmbit të themeleve. Këto bazamente kanë një aftësi mbajtëse dhe qëndrueshmëri në përputhje me Eurokod-in.

Më poshtë mund të shihen plane video të marra dje dt. 7 gusht 2020 që konfirmojnë sa më sipër. Kompania hedh poshtë çdo spekullim mbi këtë çështje duke garantuar përfundimin e veprës në afat dhe në përputhje me të gjitha detyrimet kontraktuale dhe të standardeve më të mira të sigurisë.

Gjithashtu ftojmë çdo të interesuar, institucion, media apo përfaqësues të politikës, që të kontaktojë për çdo informacion në lidhje me Rrugën e Arbrit, një vepër që është e të gjithë shqiptarëve.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

31 vjet që është ndarë nga jeta  “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

31 vjet që është ndarë nga jeta “Artistit i Merituar” Shpëtim Shmili…një meteor mbresëlënës në kinemanë dhe teatrin shqiptar

19/09/2025
Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In