• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një fotografi që i shpjegon të gjitha

08/11/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Një fotografi që i shpjegon të gjitha
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Astrit Patozi

Kjo është një fotografi e mesit të vitit 2019, shkëputur nga botimet e shtypit të kohës. Fill pas këtij takimi entuziast, Salvador Kaçaj shpalli dorëheqjen nga kandidimi për kryetar të Bashkisë së Lezhës nën siglën e Bindjes Demokratike.

Lajmi bëri shumë bujë në atë kohë dhe u shit si një nga arsyet se pse zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk duhet të mbaheshin. Pretendimi ishte, sa absurd, aq edhe agresiv, nuk mund të kishte opozitë pa lejen dhe firmën e Lulzim Bashës.

Nuk ka nevojë të jesh psikoanalist dhe as kritik arti, sepse është shumë evidente që të gjithë personazhet e kësaj fotografie ngjajnë të jenë të lumtur me rezultatin. Dhe pa asnjë dyshim që kanë qenë në të drejtën e tyre për ta shprehur, siç e kanë ndjerë.

Tani jemi pas dy vjetësh… Sali Berisha, në zyrën e të cilit u arrit marrëveshja, me argumentin se çdo gjë tjetër që lind kundër PD-së zyrtare është e paligjshme, sot po udhëheq një lëvizje të ashpër politike për rrëzimin e Lulzim Bashës. Është kaq i karikuar kundër tij, sa thotë se jo vetëm nuk duhet pranuar më për kryetar, por nuk duhet të kishte lindur fare, si besëprerë, që është.

Agron Gjekmarkaj, dorëzënësi dhe garanti i Salvadorit në atë takim, që e konsideronte Berishën atëherë si patriarkun e vetëm dhe të padiskutueshëm të PD, tani thotë se po u kthye ai do të largohet, jo vetëm nga partia, por ndoshta edhe nga Shqipëria. Kaq i lig dhe i dëmshëm është bërë me “foltoren” e tij.

Salvadorin e takova para nja tre ditësh në promovimin e librit me poezi të Preç Zogajt dhe jam i sigurt se e ka shumë të vështirë ta kuptojë se çfarë ka ndryshuar kaq shumë dhe kaq radikalisht në këto dy vjet me Berishën, Bashën, Agronin, ndoshta edhe me atë vetë. Dhe kam bindje se pikërisht nga kjo pamundësi për të shpjeguar të djeshmen apo për të parashikuar të nesërmen, e ka më të lehtë që të marrë pjesë në evenimente letrare, se sa në aktivitete politike.

Për të katërtin e fotos nuk mund të flas, jo thjesht se mendoj që është personazhi më i pafajshëm në këtë histori, po edhe ngaqë nuk e njoh personalisht. Di që ka qenë drejtues i njërës nga degët e PD në Qarkun e Lezhës dhe nuk kam asnjë ide se me çfarë merret apo çfarë qëndrimesh ka sot.

Të vetmit që nuk kanë ndryshuar pas dy vjetësh, por që nuk janë në fotografi, janë njerëzit dhe qëndrimet e Bindjes Demokratike, për shkak të së cilës u mblodhën bashkë dhe i dhanë besën dy vjet të shkuara njëri-tjetrit Sali Berisha, Agron Gjekmarkaj, Salvador Kaçaj, ndoshta edhe personi i katërt.

…Dhe çuditen pastaj dhe se si ka mundësi që ka mbërritur në këtë katandisje Partia Demokratike. Dhe këtu nuk ka nevojë fare të shtosh vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In