• Kontakt
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nisin përçarjet brenda opozitës, aleati i dërgon mesazhin e koduar Bashës për zgjedhjet e 25 prillit: Interesin e koalicionit në radhë të parë e ka PD!

10/01/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Nisin përçarjet brenda opozitës, aleati i dërgon mesazhin e koduar Bashës për zgjedhjet e 25 prillit: Interesin e koalicionit në radhë të parë e ka PD!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Opozita duket se po përçahet nga dita në ditë dhe kreu i republikanëve, Fatmir Mediu bën përgjegjës për këtë kryeministrin Rama.

Mediu akuzon kryeministrin shqiptar se ka bërë e po bën gjithçka për të përçarë opozitën, duke ndryshuar ligjet elektorale dhe përballë kësaj, kërkon një organizim të mirë të opozitës dhe bashkim të të gjithë faktorëve, duke i kërkuar Partisë Demokratike, se republikanët i kanë shërbyer gjithnjë të djathtës.

“Mënyra për ta larguar këtë regjim, është vlerësimi i çdo individi në opozitë, çdo qytetari, në mënyrë të padiskutueshme vlerësimi i çdo subjekti politikë opozitës, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i të gjitha forcave politike të opozitës është domosdoshmëri, partive tradicionale, partive të reja, partive opozitare, majtas dhe djathtas, bashkëpunimi me qytetarët, për të ndërtuar frymën e besimit dhe të ndryshimit në Shqipëri. Është e domosdoshme që ta bëjmë”, ka thënë Mediu.

Lulzim Basha ende nuk ka bërë një marrëveshje me aleatët se si do të kandidojnë ata dhe kjo duket se ka nxitur edhe shfaqjen e pakënaqësive në radhët e tyre.

Mediu thotë se numri i votave për të dalë deputet është i njëjtë për të, si të kandidojë më vete, si edhe nëse bashkohet me PD.

“Në qofte se ka sot subjekt politik, i cili ka interesin e koalicionit, në radhë të parë është Partia Demokratike. Porsi? Do ta bëjmë thjesht si një marrëdhënie arithmetike, apo do të krijojmë një si energji brenda koalicionit, siç kemi bërë herë tjetër, për të vlerësuar ide dhe qëllime të përbashkëta, dhe për të vlerësuar individë që kanë autoritet, peshë, integritet, profesionalizëm, për të kandiduar dhe për të qeverisur vendin. Në qoftë se ne nuk do t`i kemi këto dy marrëdhënie, unë mendoj që do të jemi te mangët në angazhimin tonë”, është shprehur ai.

Kreu i republikanëve nënvizon se idetë apo programet për të qeverisur nuk do të kenë sukses nëse opozita nuk i bën ato të kuptueshme për njerëzit anë e kënd vendit.

Share200Tweet125
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In