• Kontakt
Friday, September 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nikolla takim me Presidentin e PE-së: E padrejtë të pengohet mbajtja e tryezës nga faktorë që nuk kanë lidhje me Shqipërinë dhe RMV

02/12/2021
in Aktualitet
A A
Nikolla takim me Presidentin e PE-së: E padrejtë të pengohet mbajtja e tryezës nga faktorë që nuk kanë lidhje me Shqipërinë dhe RMV
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot në Bruksel me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli. Vizita e kryeparlamentares Nikolla, u realizua në kuadrin e përpjekjeve për të lobuar për mbajtjen e Tryezës së parë Ndërqeveritare me BE-në brenda vitit 2021.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
-Lexo edhe:
Deklarata e fortë e Frrok Çupit: Sali Berisha do të arrestohet nga SPAK 3 ditë përpara 11 dhjetorit
KE plan ekonomik për infrastrukturën e Ballkanit: Do të lidhim të gjitha kryeqytetet me rrugë dhe hekurudha

Nikolla e falenderoi Presidentin Sassoli për mbështetjen e tij personale dhe institucionale, për avancimin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së.

“Nisma juaj për të vendosur një dialog ndërmjet Parlamentit Evropian dhe kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor është një instrument i rëndësishëm për përshpejtimin e lëvizjes së vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian. Pavarësisht sfidave dhe ndikimit të pandemisë COVID-19, Shqipëria ka avancuar në reformat e rrugëtimit drejt BE-së dhe ka përmbushur të gjitha prioritetet e vendosura nga Këshilli Evropian.

Ne kemi besim se Parlamenti Evropian do të ndikojë për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare me BE-në brenda vitit 2021. Shqipëria ka pranuar qasjen e bazuar në merita për bisedimet e anëtarësimit dhe tani është radha e BE-së për të mbajtur premtimet dhe për të na sjellë më pranë Bashkimit Evropian. Ne mendojmë se është e padrejtë që mbajtja e Tryezës për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut të pengohet nga faktorë që nuk kanë lidhje me plotësimin nga vendet tona të standarteve integruese”, u shpreh Nikolla.

Kryeparlamentarja e informoi Presidentin Sassoli për ecurinë e zhvillimeve dhe të reformave në vend dhe përpjekjet për të ndërtuar një klimë pozitive dhe dialog konstruktiv me opozitën.

“Zbatimi i reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi ka dhënë rezultate të mira dhe po avancon pozitivisht. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë tashmë funksionale, ndërsa vetting-u po ecën në mënyrë të qëndrueshme dhe po jep rezultate të prekshme. Shqipëria ka bërë përparim në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe rritjen e bashkëpunimit me shtetet anëtare të BE-së dhe Europolin. Struktura e Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), janë funksionale.

Shqipëria vazhdon të ruajë një normë 100 përqind të përafrimit me politikën e jashtme të BE-së dhe ka vazhduar të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialog me vendet fqinje, për të adresuar çështjet dypalëshe dhe për të garantuar marrëdhënie të mira fqinjësore.

Kuvendi i Shqipërisë po lehtëson gjithashtu avancimin në rrugën e integrimit në BE, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Delegacionin e Parlamentit Evropian në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri si edhe përmes diplomacisë parlamentare e bashkëpunimit për iniciativa rajonale ose evropiane”, shtoi gjithashtu Nikolla.

Nga ana tjetër presidenti i Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli, e falenderoi Kryetaren e Kuvendit, për informimin mbi arritjet e Shqipërisë për përmbushjen e reformave integruese si dhe theksoi mbështetjen që Parlamenti Europian do të japë në mbajtjen sa më shpejtë të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Për ne është e rëndësishme që Shqipëria ka stabilitet politik. Parlamenti Evropian do të jetë zëri i Shqipërisë brenda Bashkimit Evropian. Sepse Bashkimi Europian pa Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor ka një boshllëk të madh dhe të dukshëm. Ne nuk duhet që me vonesat tona në procesin e zgjerimit të zhgënjejmë popujt e Ballkanit Perëndimor dhe të lejojmë hapësira për influenca joperëndimore në rajon. Parlamenti Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe do t`ju ndihmojmë edhe gjatë procesit të negociatave”, Sassoli.

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

“Humba paratë, njerëzit, gjithçka”! Rrëfimi tronditës i Giorgos Mazonakis para vdekjes, nga konflikti me familjen te shtrimi në psikiatri

11/09/2026
Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

Nën hetim shkaku i vërtetë i vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë ndërhyrjes në një klinikë private në Athinë

10/09/2026
Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In