• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ngjela sulmon Gjykatën Kushtetuesi si të korruptuar, Kreshnik Spahiu pro Gjykatës, por hallin e ka Albini dhe Kosova!

30/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Ngjela sulmon Gjykatën Kushtetuesi  si të korruptuar, Kreshnik Spahiu pro Gjykatës, por hallin e ka Albini dhe Kosova!
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë që i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi në lidhje me dekretimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit ka shkaktuar debate dhe reagime edhe në Tiranë.

Për avokat Spartak Ngjelën ky vendim është ilegjitim dhe një goditje ndaj stabilitetit politik në Kosovë. Përmes një analize të publikuar në rrjetet sociale, avokat Ngjela deklaroi dje se është absurde që Lëvizja Vetëvendosje që përfaqëson shumicën e qytetarëve të Kosovës të privohet të qeverisë nga një vendim korruptiv i gjykatës, ndërsa theksoi se ky veprim çon ujin në mullirin e Rusisë dhe Serbisë.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës, bëri një gabim historik: goditi stabilitetin e shtetit të Kosovës, për të ndihmuar korrupsionin e lartë shtetëror. Por nga kjo përfiton drejtpërsëdrejti Moska dhe Beogradi. Janë naivë: ku mund të privohet një mazhorancë popullore me një vendim gjykate që nuk thotë dot asgjë teorike! Por, a do ta lejojë shumica popullore të funksionojë një Parlament që ecën me paterica korruptive të pakicës popullore?

Kurrë; se në një shtet demokratik nuk privohet dot nga pushteti politik mazhoranca popullore. Kjo do të ndodhë dhe në Kosovë. Sepse, nëse masa kompakte popullore e rrethon Kuvendin e Kosovës që në mbledhjen e parë të tij, të nesërmen do të shkohet domosdoshmërisht në zgjedhje të reja.

Çdo krizë në demokraci, sheshohet ose me kompromis, ose me zgjedhje”, deklaroi ai. Megjithatë, pavarësisht vendimit që i jep të drejtë presidentit Thaçi dhe i hap rrugë krijimit të qeverisë nga LDK dhe AAK e Nisma, avokat Spartak Ngjela paralajmëron se Kosova do të ketë krizë dhe se sipas tij, shumë shpejt vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Bllokimi i mundshëm i Kuvendit të Kosovës nga populli mazhoritar, do ta çojë gjendjen në zgjedhje të reja. Po Gjykata Kushtetuese e Kosovës që e solli këtë gjendje destabilizuese? Vendimi i saj joprofesional quhet në të drejtën penale: condicio sine qua non – kushti pa të cilin – domethënë, shkaku kryesor i përplasjes shoqërore. Anëtarët e asaj gjykate, të cilët e votuan vendimin që kemi parë, nëse ai është i vërtetë; do të shkojnë në proces penal. Të shohim sesi do të precipitojnë ngjarjet”, nënvizoi Ngjela.

Reagon Spahiu

Nga ana tjetër ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu e ka cilësuar vendimin e Gjykatës së Kosovës legjitim, të drejtë dhe që duhet të merret shembull nga politika shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë. Përmes një analize të publikuar në rrjetet sociale, zoti Spahiu theksoi se ky vendim shëndosh politikën kosovare dhe mbyll çdo shteg për vendet apo edhe aktorët vendas që kërkonin të shfrytëzonin situatën për të destabilizuar Kosovën. Sipas tij, partia e Kurtit është pakicë tanimë referuar rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare.

“Sot Gjykata Kushtetuese e Prishtinës ka publikuar verdiktin: Kosova duhet të qeveriset nga shumica parlamentare dhe nuk është nevoja për zgjedhje të parakohshme. Për të gjithë tifozët politikë të partive në Tiranë apo Prishtinë po jap disa argumenta pse vendimi i Gjykatës së Kosovës ishte kushtetues, legjitim, historik dhe leksion për kokat e nxehta në Tiranë dhe Prishtinë: Sepse me këtë vendim mbyllet çdo hapësirë për destabilizimin e Kosovës. Për ta sqaruar për të gjithë qytetarët që s’kanë njohuri juridike.

Një vendim i kundërt mund ta linte Kosovën 10 vjet pa qeveri. Pra nëse do shkohej në zgjedhje, dhe rezultati nëse do ishte sërish që asnjë parti nuk arrinte 51% do duhej sërish zgjedhje, sërish zgjedhje, sërish zgjedhje pa limit; Sepse shtetin e qeverisin shumicat dhe jo pakicat; Vetëvendosja ishte votuar 26% dhe zyrtarisht 74% konsiderohen kundër saj”, deklaroi ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Share233Tweet144


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In