• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ngjela dhe Spahiu: Të korruptuarit do japin llogari, SHBA ka gati listën! Meta e Berisha i kanë shpresat te aktorët e teatrit

27/05/2020
in Aktualitet, Kryesore
A A
Ngjela dhe Spahiu: Të korruptuarit do japin llogari, SHBA ka gati listën! Meta e Berisha i kanë shpresat te aktorët e teatrit
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklaratat e njëpasnjëshme të ambasadores amerikane, kanë ndezur debatet në vend. Askush nuk e pranon se po tenton sabotimin e reformës, por shumë emra kanë drejtuar gishtin nga presidenti Ilir Meta. Ditën e djeshme, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, avokati Spartak Ngjela.

Avokati ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta për të mos u takuar me ambasadoren amerikane Yuri Kim, e cila dje mbajti një takim me kreun demokrat Lulzim Basha. Ngjela ka dhënë alarmin sa i takon të korruptuarve, duke thënë se shumë shpejt ata do të japin llogari. Sipas Ngjelës është pozitiv fakti që ambasadorja e SHBA po tregohet aktive. Sipas tij ky fakt tregon qartazi se të korruptuarit e mëdhenj do të përballen me ligjin. “Banditizmit politik shqiptar po i mblidhet laku. Shqiptarët po presin shtrëngimin e këtij laku.

Ilir Meta sot nuk pranoi të presë ambasadoren amerikane. Është në dëshpërim, sepse po shkon drejt shkarkimit. Por, në Shqipëri ka një shprehje shumë domethënëse për aktin e Metës; është kjo: Qenit, kur i vjen ngordhja, shkon e urinon në derë të bashkisë. Sigurisht, politika amerikane u prononcua hapur dhe qartë me anë të ambasadores Yuri Kim: Ne dhe populli shqiptar duam dhe do të bëjmë reformën antikorrupsion, tha ajo. Po Meta. Meta pritet të shkarkohet, dhe do të shkarkohet.

Gjithsesi, ajo çka është pozitive, është fakti që, në këtë kohë, ambasadorja amerikane po tregohet shumë aktive kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Kurse të korruptuarit e mëdhenj do të shpronësohen, por me ligj ama”, ka shkruar Ngjela. Sipas tij, Meta dhe Berisha tanimë i kanë varur shpresat tek aktorët e teatrit.

Reagon Spahiu: Në të njëjtën linjë ka qenë edhe ish-kreu i aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu. Teksa bën një analizë të gjithë situatës politike në vend, Spahiu zbulon arsyen se pse sipas tij Meta e refuzoi ambasadoren Kim dhe tregon se kush fshihet pas opozitës dhe Metës. “Shumëkush e ka të vështirë të kuptojë arsyet, por shumë shkurt po ju rendis shkaqet politike pse presidenti shqiptar po shkon drejt një përplasje të pashmangshme me SHBA: sepse SHBA së shpejti do kërkojë arrestimin e peshqve të mëdhenj në Shqipëri, dhe lista e arrestimeve fillon me presidentin Meta.

Procedimi i Ilir Metës do bëhet nga prokurorë të SPAK, por që janë nën asistencën e programit OPDAT që u sulmua dje nga Ilir Meta. Për informacion të atyre që s’kuptojnë funksionimin e reformës: OPDAT quhet programi amerikan i financuar nga Uashington për reformën në drejtësi dhe që drejtohet nga FBI. Meta po aplikon të njëjtën taktikë që përdori me ambasadorin Borchard, OSCE, që e shpalli të padëshiruar në takime”, ka shkruar ai.

Më tej ai shprehet se Meta po shkon drejt përplasjes me SHBA, sepse ka një vazhdimësi të SHBA kundër Ilir Metës që daton me ambasadorin Arvizu dhe më pas me ambasadorin Donald Lu, i cili i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm procedimin penal të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Spahiu mendon se fryma antiamerikane e Metës vjen si pasojë e qëndrimeve kundër që ka pasur ambasada amerikane kundër presidentit. Sipas tij ky qëndrim u rikonfirmua edhe nga ambasadorja Yuri Kim, pasi ajo mbajti qëndrim kundër tubimit të 2 marsit.

Share215Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In