• Kontakt
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ngjela dhe Koçi: Berisha është në grahmat e fundit, kërcënon SHBA nga frika e burgut, i pari politikan i lartë që do përfundojë në SPAK

18/06/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Ngjela dhe Koçi: Berisha është në grahmat e fundit, kërcënon SHBA nga frika e burgut, i pari politikan i lartë që do përfundojë në SPAK
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të kërcënojë dhe sfidojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pak javë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli Berishën dhe familjen e tij si persona “non grata”, ndërkohë që disa ditë më pas presidenti i SHBA, Joe Biden nxori një urdhër, ku bllokonte hyrjen për në Amerikë për personat e përfshirë në korrupsion dhe pasuritë e tyre.

Menjëherë pas këtyre lëvizjeve dhe vendimeve të forta të amerikanëve, ish-kryeministri Berisha është hedhur në veprim, duke kërcënuar me rikthimin në krye të Partisë Demokratike dhe çuarjen e vendit në protesta të fuqishme antiqeveritare.

Berisha është në grahmat e fundit

Por për avokat Spartak Ngjelën përpjekjet e Berishës janë të dobëta dhe që do të rezultojnë flluskë sapuni. Gjatë një prononcimi për mediat, avokat Ngjela theksoi se Berisha është në grahmat e fundit, ndërsa shtoi se vendimi i DASH është fillimi i luftës kundër korrupsionit në Shqipëri.

“Vendimi i DASH për të shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha person “non grata” është vetëm fillimi i luftës kundër korrupsionit. Në Tiranë ndodhen një duzinë politikanësh të korruptuar që do të ndëshkohen fort dhe amerikanët janë të vendosur për t’i shpallur persona të padëshiruar. Por Berisha është personi që rrezikon më shumë në këto momente, pasi i ka hipur trenit për në skëterrë.

Ky tren është nisur tashmë dhe nuk ndalet, ku stacioni padyshim është vetëm SPAK. Berisha është i korruptuar dhe të korruptuarit për amerikanët kërcënojnë sigurinë kombëtare, kështu që Berisha është në grahmat e fundit”, deklaroi ai.

Berisha, i pari politikan që do përfundojë në SPAK

Më tej me tona të ashpra, avokat Spartak Ngjela akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se po kërcënon Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga frika e burgut, ndërsa shtoi se nga kjo luftë do dalin fitimtarë amerikanët. Sipas tij dhe pavarësisht përplasjeve, Berisha do jetë i pari politikan i lartë që do përfundojë në SPAK. “Amerikanët e kanë shpallur Berishën “non grata”, pasi kanë dosje dhe fakte për të, që ai është përfshirë në korrupsion madhor dhe ka cenuar demokracinë.

Saliu është i mbaruar në luftën që u ka hapur amerikanëve. Berisha është në luftë me Uashingtonin dhe është aq budalla sa e ka hedhur në gjyq Blinkenin, duke e konsideruar Amerikën koloni franceze. Ore jeni në terezi apo jo. SHBA është superfuqi botërore dhe ajo nuk të toleron kur je i përfshirë në korrupsion madhor si Berisha apo në krim të organizuar.

Besoj se pas shpalljes “non grata”, Berisha do të jetë subjekt i SPAK. Akuzat e amerikanëve ndaj Berishës janë të rënda dhe ai do jetë subjekt i SPAK, ka mbaruar kjo punë”, nënvizoi ai.

Reagon Koçi

Ndërkohë, në një linjë me avokat Spartak Ngjelën është rreshtuar edhe zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” theksoi se Berisha është i frikësuar dhe kërkon të marrë drejtimin e PD për t’u mbrojtur. “Berisha po të donte më shumë PD-në sesa veten, do të shpallte dorëheqjen si deputet. Berisha do aq shumë prapanicën e vet saqë vetëpropozohet për lider. Një nga produktet e mbrapshta të Partisë së Punës. Simbol i moralit të Partisë Demokratike për periudhën e sapokaluar të tranzicionit. Lulzim Basha është i kapur prej Sali Berishës”, deklaroi Koçi.

Share197Tweet123
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In