• Kontakt
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Nga janari s’ka më dhimbje koke e stres nëpër kufij”, kryeministri Rama jep lajmin e madh: Do të firmosim…

21/12/2021
in Aktualitet
A A
“Nga janari s’ka më dhimbje koke e stres nëpër kufij”, kryeministri Rama jep lajmin e madh: Do të firmosim…
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin “Ballkani i Hapur”, deklaroi se duke filluar nga viti 2022 fermerët, eksportuesit dhe importuesit nuk do të presin më nëpër kufij, pasi do të ketë shumë lehtësira për lëvizjen e tyre në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Bazuar në atë që do të bëjmë, shumë shpejt në fillim të vitit të ri, ata nuk do të përjetojnë më ato dhimbje koke e stres të pritjes në kufij. Gjithçka do të ecë mirë”, tha kryeministri shqiptar, ndërsa renditi disa marrëveshje dypalëshe apo trepalëshe, mes Shqipërisë dhe dy vendeve të tjera që janë pjesë e kësaj nisme.

“Ne po nënshkruajmë sot marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë e Serbisë, duke shënuar një hap përpara në lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve. Në fushën e lëvizjes së njerëzve ne sot nënshkruajmë marrëveshjen trepalëshe, duke bërë që qytetarët tanë të lejohen të qëndrojnë në vendet tona. Ne flasim për gjëra konkrete dhe po marrim hapa konkrete përpara për të liberalizuar tregjet tona të punës.

Na duhet ta hapim rajonin. Në fushën e lirisë së lëvizjes së shërbimeve sot kemi bërë një hap të parë, duke përmirësuar ndërlidhjen, që do të thotë hapja e rrugës së shërbimeve elektronike për qytetarët tanë. Ka edhe një gamë të gjerë shërbimesh, ku ne duhet të bashkëpunojmë. Duhet të ecim përpara drejt njohjes së ndërsjellë të operatorëve turistikë. Duhet të thellojmë bashkëpunimin për lëvizjen e lirë kapitale. Duhet të bëjmë ndryshime të mëtejshme të mendësisë për të kaluar nga klisheja e konkurrencës, te një treg i përbashkët.

I kemi kërkuar BE që të eksplorojë bashkë me ne në disa fusha kyçe, ku ne të kemi qasje në novacion, kërkim, bujqësi, tregti, shërbime elektronike. Kemi ftuar në Samitin në Tiranë rektorë dhe dekanë të Universitetit të Bujqësisë të vendeve tona, që ata të krijojnë lidhje dhe bashkëpunim. Duhet të nisim një rrjet të ekspertëve të nivelit të lartë, për realizimin e marrëveshjeve të Ballkanit të Hapur dhe kërkoj që ky rrjet të mbështetet nga partnerët. Dua të theksoj se çfarë është pjesa më e rëndësishme e kësaj nisme. Ballkani i Hapur shërben për të injektuar dinamizëm në bashkëpunimin rajonal, qoftë mes nesh, apo të gjashtëve, në kuadër të tregut të përbashkët.

Ky bashkëpunim është dypalësh ose trepalësh dhe synimi është zbatimi i shpejtë i lirive të tregut, që vendet tona të bashkohen me tregun e përbashkët të BE. Sot, nënshkrimi i marrëveshjeve të përgatitura me mjaft gatishmëri, shërbejnë për të përçuar mesazh shumë konkret te njerëzit, sidomos te fermerët, eksportuesit, importuesit, të cilët janë tashmë duke punuar në këtë hapësirë të përbashkët.

Mesazhi është që me këto marrëveshje, 2022 do të jetë një epokë e re, fillesa e diçkaje krejt të ndryshme për ta, kur vjen fjala e shkuarjes nga pika A, te pika D, dhe për të kaluar nëpër kufij të ndryshëm. Bazuar në atë që do të bëjmë, shumë shpejt në fillim të vitit të ri, ata nuk do të përjetojnë më ato dhimbje koke e stres të pritjes në kufij. Gjithçka do të ecë mirë. Kjo ndërlidhje jo vetëm do të jetë për subjekte që tashmë operojnë, por edhe për të tjerë. Kjo hapësirë do të jetë edhe më dinamike… qarkullimi i mallrave i njerëzve është tashmë praktikë. I falënderoj Aleksandrin dhe Zaron dhe të tjerët që i janë bashkuar sot kësaj tryeze”, deklaroi Rama.

Share210Tweet132
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

Gjendet i vdekur në apartamentin e tij aktori i “Ezel”, serialit që mbërtheu para ekranit shqiptarët!

07/09/2026
Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

Brad Pitt për George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të vallëzoi!

05/09/2026
Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

Festivali i 14-të i Filmit, përlotet Roza Anagnosti: Ky çmim është dhe për të! Dhimitri ka një vit që është në përjetësi, por la veprën si shkollë

05/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In