• Kontakt
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Në kujtim të “Artistes së Merituar “, bashkëshortes së të madhit Nikolin Xhoja, ikonës durrësake Meropi Xhoja, në ditën e saj të lindjes

21/04/2025
in Nostalgji
A A
Në kujtim të “Artistes së Merituar “, bashkëshortes së të madhit Nikolin Xhoja, ikonës durrësake Meropi Xhoja, në ditën e saj të lindjes
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kujtojmë sot 99 vjetorin e lindjes së aktores Meropi Xhoja. Nderim dhe respekt për figurën e saj!

Meropi Xhoja (1926-2009). Aktore. Lindi në Durrës më 20 prill. Mbaroi shkollen e mesme në qytetin e lindjes. U aktivizua herët në Levizjen Amatore Teatrore të qytetit duke hipur në skenë qysh në moshë 11-vjeçare më 1937 dhe duke vijuar më pas pranë grupit qëndror të Shtepisë dhe Kulturës Durrës.

U martua me aktorin e njohur Nikolin Xhoja. Është ndër aktoret themeluese të teatrit “A. Moisiu” të Durrësit, më 1953, dhe më pas kaloi në estradën profesioniste me krijimin e saj, më 1960. Kishte dhunti burimore si aktore komike, aftësi përshtatjeje, fuqi improvizuese, vërtetësi dhe organicitet. Ka luajtur në mjaft premiera të teatrit, por u vlerësua me çmim në komedinë “Martesa” të Gogolit me rolin e Agafinës, në të cilën dha gruan e shkathët, provokuese e të paskrupullt, shakatore e përtallëse.

Roli i saj më i bukur si aktore teatri ishte Hajria në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës, ku si partner kishte të shoqin, Nikolinin, në rolin e Qazim Mulletit, duke realizuar një dyshe harmonike dhe tejet komunikuese. M. Xhoja ka luajtur një mori rolesh në Estradën e Durrësit, por u dallua posaçërisht në ravijëzimet shpotitëse qe u bëri grave fshatare, të pagdhendura apo llafazane etj.

Karakterizohej nga një lojë dinamike, me temperament dhe theksime herë-herë ekstravagante, veçse përputhur një të vetëndjeri organik, që e bënte lojën e saj të natyrshme dhe tërheqëse. Pas vitit 1991 u vendos në Itali, në vendorigjinën e të shoqit. Mbante titullin “Artiste e merituar”.

Share208Tweet130
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

Mbushen 16 vjet që është ndarë nga jeta aktori Llazi Sërbo! Nderim dhe respekt për figurën e tij

13/09/2026
Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

Mjeshtri i Madh Lutfi Hoxha mbushi 3 vjet që është larguar nga kjo botë!

13/09/2026
Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

Nëntë vite pa lojën dhe zërin e Hajrie Rondos në skenë dhe ekran, gruas së fortë dhe aktorjes së madhe

13/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In